Vinte nga Greqia, bllokohet rreth 1 ton mjaltë në Kapshticë

Rreth një ton mjaltë i destinuar për tregun shqiptar është ndaluar në pikën kufitare të Kapshticës, pasi nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm për të garantuar sigurinë ushqimore të produktit.

01.03.2026. 09:41

Sipas autoriteteve, Dega e Doganës në Kapshticë ka bllokuar sasinë e mjaltit të ardhur për import dhe tregtim në vend, duke e vendosur atë në magazinën doganore deri në përfundimin e të gjitha analizave dhe procedurave ligjore të kërkuara.

Burime zyrtare bëjnë me dije se mungesa e dokumentacionit përkatës përbën shkelje të rregullave në fuqi për importin e produkteve ushqimore, të cilat duhet të shoqërohen me certifikata dhe analiza që vërtetojnë standardet e sigurisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thekson se siguria ushqimore mbetet prioritet, ndërsa mbrojtja e konsumatorit dhe garantimi i standardeve në import janë objektiva kryesore të punës së përditshme të strukturave doganore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)