Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në pikën kufitare të Kapshticës mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku qytetarët kanë pritur për më shumë se dy orë për të kaluar drejt shtetit fqinj.
Drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët shprehen se procesi i kontrollit po zhvillohet shumë ngadalë nga pala greke, çka ka sjellë krijimin e një kolone kilometrike në hyrje të pikës kufitare.
Ata pretendojnë se autoritetet greke po favorizojnë shtetasit e tyre në kalim, ndërsa qytetarët e huaj po mbahen për kohë të gjatë në pritje. Sipas tyre, kjo situatë ka sjellë pakënaqësi dhe vështirësi për shumë udhëtarë, të cilët janë detyruar të presin për orë të tëra në automjetet e tyre.
Fluksi i lartë i lëvizjeve gjatë kësaj periudhe ka ndikuar gjithashtu në rritjen e radhëve, ndërsa udhëtarët kërkojnë që procedurat të përshpejtohen për të shmangur pritjet e gjata dhe për të lehtësuar qarkullimin në pikën kufitare.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)