Hantavirusi rikthen frikën e një pandemie të dytë vetëm gjashtë vjet pas asaj të COVID 19, por ISHP qetëson popullatën duke thënë se nuk ka vend për panik dhe se Shqipëria nuk rrezikon.
"Rrisku për Shqipërinë dhe kontinentin është shumë i ulët. Nuk ka asnjë lloj kufizimi të udhëtimeve dhe tregtisë, jo vetëm për shtetasit shqiptarë por edhe për europianët. Vlerësimi bazohet në disa kritere, së pari sepse nisur nga shpërthimi në anijen turistike, lloji i brejtësit që është rezervuar nuk ekziston në Europë dhe Shqipëri. Hantaviruset janë një grup, lloji i zbuluar në anije transmetohen vetëm në kontakte të ngushta dhe të gjata familjare nga njeriu tek njeriu. Llojet e tjera që qarkullojnë në Shqipëri nuk transmetohen mes njerëzve. Po marrim masa që në rast se do të kemi një rast, ai do të izolohet dhe do të gjurmohet. Nuk ka vend për panik, shërbimi shëndetësor në të gjithë vendin është gati të identifikojë shpejt çdo rast të mundshëm”, tha përfaqësuesi i ISHP-së.
Aktualisht të infektuar janë ata që kanë qenë pasagjerë të anijes turistike që u nis nga Argjentina. Evakuimi i tyre ka nisur në shtetet përkatëse ku do të qëndrojnë në karantinë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)