Tregjet financiare globale janë përballur me një fillim jave të trazuar, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme kanë rritur frikën për një krizë të re energjetike. Përshkallëzimi i konfliktit mes Shtetet e Bashkuara, Izrael dhe Iran ka shtuar shqetësimet për një ndërprerje të mundshme të furnizimit me naftë në një nga korridoret më të rëndësishme detare të botës.
Vëmendja e tregjeve është përqendruar te Ngushtica e Hormuzit, një rrugë strategjike nga e cila kalon rreth 20% e furnizimit global me naftë. Bllokim i kësaj ngushtice ndikon drejtpërdrejt në çmimet e energjisë në mbarë botën dhe të rrisë kostot për konsumatorët dhe bizneset.
Tensionet kanë shtyrë çmimet e naftës drejt niveleve më të larta të viteve të fundit. Kontratat e ardhshme të Brent crude oil u rritën me 26.1%, duke arritur në 116.08 dollarë për fuçi, ndërsa kontratat e West Texas Intermediate crude oil u rritën me 27.6%, në 116.03 dollarë për fuçi. Kjo përbën rritjen më të madhe njëditore që nga fundi i vitit 1988 dhe i afrohet kufirit prej 120 dollarësh për fuçi për herë të parë që nga viti 2022.
Luhatjet janë reflektuar edhe në bursat ndërkombëtare. Në Korenë e Jugut, indeksi kryesor KOSPI aktivizoi mekanizmin e “ndërprerësit të qarkut” pasi ra mbi 8%, duke detyruar pezullimin e tregtimit për 20 minuta. Presioni më i madh u ndje te kompanitë e teknologjisë, ku aksionet e Samsung Electronics ranë mbi 10%, ndërsa ato të SK Hynix pësuan një rënie prej 12.3%.
Analistët paralajmërojnë se nëse tensionet vazhdojnë dhe transporti i naftës përmes Ngushticës së Hormuzit mbetet i rrezikuar, çmimet mund të kapërcejnë shpejt 130 dollarë për fuçi. Edhe në rast se konflikti zbutet, ekspertët theksojnë se konsumatorët dhe bizneset mund të përballen për javë apo muaj me karburant më të shtrenjtë dhe presion të shtuar mbi ekonominë globale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)