Pas 8 orësh bllokim, hapet rruga Librazhd- Qafë Thanë
Pas tetë orësh bllokim është hapur një korsi e rrugës Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
19:55 1 ditë më parë01.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një shpërthim i fuqishëm është raportuar mbrëmjen e së martës në qytetin e Shkodrës. Raportohet se shpërthimi ka ndodhur pranë një subjekti të prodhimit të reklamave.
Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës, pranë biznesit të prodhimit të reklamave “LufaPrint”, në lagjen “Skënderbeg”. Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të vona, ku dy persona ende të paidentifikuar, të ardhur me motor, vendosën tritolin para subjektit dhe u larguan me shpejtësi.
Pamjet e siguruara nga policia tregojnë dy të rinj me kapuç dhe fytyrat e mbuluara, që kanë vepruar brenda pak sekondash për të shmangur identifikimin. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Në vendngjarje ndodhen drejtori i Policisë së Shkodrës, Gent Berberi, dhe pronari i biznesit, Lulzim Mehmeti. “LufaPrint” është një prej subjekteve më të vjetra të reklamave në qytet, me shumë vite aktivitet.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa po verifikohen kamerat e sigurisë në zonë për të zbardhur lëvizjet e tyre para dhe pas shpërthimit. Autoritetet po punojnë gjithashtu për të përcaktuar motivet e ngjarjes.
Njoftimi i policisë Shkodër
Rreth orës 22:20, në lagjen "Skënderbeg", Shkodër, te dera e një subjekti për reklama, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Një atentat me armë zjarri i ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Rrilë të Lezhës ka zbuluar prapaskena të një konflikti të nisur muaj më parë mes fisit Nikulaj dhe fisit Ndoka, të paktën sipas policisë.
21:42 10 h më parë02.02.2026.
Autori
Një tjetër rast i emigracionit të paligjshëm është evidentuar në qarkun e Korçës, ku Policia Kufitare ka ndërhyrë pas informacioneve për persona të dyshuar të fshehur në një zonë rurale.
20:57 11 h më parë02.02.2026.
Autori
Efektivi i policisë me iniciale B.K., ishte personi që iu kundërpërgjigj me armë zjarri autorëve të sulmit me armë të një dite më parë në një berberhane në Lezhë, aty ku mbeti i plagosur Sokol Daci.
19:33 12 h më parë02.02.2026.
Autori
Thirrje për mobilizim total dhe përshkallëzim të protestave opozitare. Nga “Foltoria” e kësaj të hëne përballë Kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpalli 10 shkurtin si ditën e asaj që ai e cilësoi “kryengritje paqësore”.
19:03 13 h më parë02.02.2026.
Autori
Partia Demokratike e ka shpallur të pavlefshme mbledhjen e sotme të Komisionit të Reformës Territoriale, duke e cilësuar atë si të thirrur në shkelje të rregullave dhe pa dakordësi mes palëve.
17:36 14 h më parë02.02.2026.
Autori
Hyrja në godinën e SPAK dhe GJKKO do të rimodelohet. Puna ka nisur këtë të hënë dhe do të konsistojë në përmirësimin e sistemeve të sigurisë në ambientet e dy organeve të drejtësisë.
16:20 16 h më parë02.02.2026.
Autori
Deputeti i PD, Bujar Leskaj ka dalë kundër vendimit të partisë së tij për të bojkotuar komisionin e posaçëm të reformës territoriale. Sipas tij, nëse opozita largohet, i jep kryeministrit Edi Rama mundësinë ta deformojë edhe më shumë.
15:56 16 h më parë02.02.2026.
Autori
Në protestën e sotme të opozitës, ashtu siç bëhet tashmë çdo të hënë në Tiranë mund të ketë "ngujim" në Bulevard. Sipas kreut të PD, në mbledhjen e sotme të grupit, këtë gjë e kërkojnë qytetarët.
14:07 18 h më parë02.02.2026.
Autori
Në seancën e radhës paraprake në GJKKO, Erion Veliaj ka pretenduar se avokatja Valentina Teodoresku nuk i garanton mbrojtje efektive sepse nuk e njeh dosjen dhe po ashtu ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga çështja në ngarkim të tij.
13:53 18 h më parë02.02.2026.
Autori
Komente (0)