Pas 8 orësh bllokim, hapet rruga Librazhd- Qafë Thanë
Pas tetë orësh bllokim është hapur një korsi e rrugës Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
19:55 1 ditë më parë01.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci është paraqitur pasditen e sotme në SPAK.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është paraqitur pasditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
SPAK prej prillit të këtij viti e ka marrë zyrtarisht të pandehur Benet Becin për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”, së bashku me shtatë vartës të tij. Më herët, ai është pyetur nga prokurorët dhe ka dhënë shpjegime lidhur me çështjen që po hetohet.
Beci ka mbajtur më parë disa poste të rëndësishme publike, mes tyre atë të drejtorit të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve dhe për disa vite ka qenë drejtor i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare. Në vitin 2021 ai u largua nga drejtimi i KESH-it, pas kandidimit si deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës dhe në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, Benet Beci u zgjodh kryetar i Bashkisë së Shkodrës.
Beci është nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera ose ankande publike, në lidhje me tenderin “Zhvillimi strategjik i sektorit energjetik”, një projekt kërkimor me vlerë rreth 700 mijë euro. Sipas SPAK, vepra penale dyshohet se është kryer në vitin 2019, gjatë kohës kur ai ushtronte detyrën e titullarit të KESH-it.
Në këtë çështje janë të pandehur edhe shtetasit Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni dhe Premtim Dauti. Po ashtu, e akuzuar në këtë dosje është edhe Adela Ruko, bashkëshortja e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi, e cila është paraqitur në SPAK dhe ka firmosur mbylljen e hetimeve të premten e kaluar.
Benet Beci po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa SPAK vijon procedurat ligjore për çështjen në fjalë.
Një tjetër sinjal i forcimit të marrëdhënieve Shqipëri-Shtetet e Bashkuara u dha sot nga Uashingtoni, ku diplomacia shqiptare u përfaqësua në një takim të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë, me fokus paqen, sigurinë dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve.
17:34 37 min më parë03.02.2026.
Autori
Arta Dollani, ish drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, aktualisht në postin e Drejtoreshës së Arsimit Parauniversitar është lënë në "Arrest shtëpie" për çështjen e mbetjeve të "Kurum".
16:23 1 h më parë03.02.2026.
Autori
Një 30-vjeçar është dërguar në spitalin e Durrësit i plagosur me thikë. Nga informacionet paraprake mësoghet se A.B., 30 vjeç është vetëdëmtuar në dorë me mjet prerës.
15:50 2 h më parë03.02.2026.
Autori
Aksi rrugor “Librazhd-Korçë”, në fshatin Dragostunjë, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve për shkak se do të kryhen punime pas rrëshqitjes së dheut të dy ditëve më parë.
15:23 2 h më parë03.02.2026.
Autori
Çështja është shtyrë për një seancë tjetër pasi mbledhja ne dhomë këshillimi nuk prodhoi një vendimmarrje.
14:28 3 h më parë03.02.2026.
Autori
Ilir Meta në një postim nga qelia e IEPV "Jordan Misja" ka reaguar në lidhje me interpelancën e mbajtur sot me ministrin e Drejtësisë Besart Lamallari, me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm të PL, Tedi Blushi.
13:46 4 h më parë03.02.2026.
Autori
“Diella”, Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, u vlerësua me çmimin ndërkombëtar “Future Fit Seal” në Samitin e Qeverive Botërore për rolin e saj inovativ në transformimin digjital të qeverisjes shqiptare.
13:42 4 h më parë03.02.2026.
Autori
Një 42-vjeçar është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Bllatës, pasi nuk iu bind urdhrit të efektivëve për kontroll të detajuar dhe tentoi të largohej me automjet, duke rrezikuar jetën e punonjësve të rendit.
13:36 4 h më parë03.02.2026.
Autori
Rreth 60 familje kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të punimeve, duke theksuar se toka ku po ndërtohet resorti është pronë e tyre prej vitit 1936.
12:25 5 h më parë03.02.2026.
Autori
Komente (0)