Tritol në Shkodër, ndërron jetë një person

Një shpërthim me tritol ka tronditur Shkodrën, në hyrjen e një pallati në zonën e Perashit, ku një person ka humbur jetën.

29.12.2025. 10:51

Tritol në Shkodër, ndërron jetë një person

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës, ku një shpërthim me tritol ka ndodhur në hyrjen e një pallati në zonën e Perashit, duke i marrë jetën një personi ende të paidentifikuar.

Fillimisht, ngjarja ishte menduar si një shpërthim i shkaktuar nga një defekt i boksit elektrik, por verifikimet e OSHEE-së konfirmuan se bëhej fjalë për një lëndë plasëse.

Viktima u dërgua menjëherë në spitalin e Shkodrës, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të shpërthimit, ndërsa ekspertët po analizojnë lëndën eksplozive dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje.

Autoritetet e sigurisë po punojnë për të mbledhur dëshmi dhe prova.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)