20-vjeçari tenton të hidhet nga Ura e Vashës, e shpëtojnë kalimtarët

Një 20-vjeçar ka tentuar ti japë fund jetës duke u hedhur nga Ura e Vashës. Fatmirësisht kalimtarë të rastit e kanë parë të riun teksa ka kaluar hekurat rrethues dhe kanë mundur ta neutralizojnë bashkë me policinë.

09.01.2026. 12:02

"Rreth orës 11:00, shërbimet e Policisë u njoftuan nga një qytetar se një shtetas ishte konstatuar duke kaluar hekurat rrethues të Urës së Vashës. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat, falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit me disa qytetarë kalimtarë, kanë ndërhyrë në kohë duke neutralizuar dhe siguruar 20-vjeçarin, i cili në gjendje të rënduar psikologjike, tentoi të vetëhidhej nga ura. 
20-vjeçari u mor në kujdes nga shërbimet e Policisë, iu ofrua ndihma e parë dhe u transportua me ambulancë në spitalin e Klosit për ekzaminime mjekësore. Policia e Dibrës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe reagimin e menjëhershëm", thotë policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)