Nuk iu bind kontrollit në kufi dhe tentoi të largohej, arrestohet 42-vjeçari në Dibër

Një 42-vjeçar është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Bllatës, pasi nuk iu bind urdhrit të efektivëve për kontroll të detajuar dhe tentoi të largohej me automjet, duke rrezikuar jetën e punonjësve të rendit.

03.02.2026. 13:36

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 17:20, në dalje të Republikës së Shqipërisë.

“Shtetasi me iniciale G. K., banues në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u paraqit në kufi për të dalë nga vendi me automjetin e tij. Gjatë procesit të regjistrimit, punonjësit e Policisë Kufitare i kërkuan që të kalonte, së bashku me mjetin, në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. 42-vjeçari ka kundërshtuar urdhrin dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi, duke vënë në rrezik jetën e efektivëve”, thuhet në njoftim.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve policore, ai u ndalua dhe u arrestua në flagrancë. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua edhe automjeti me të cilin lëvizte.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)