Përgjaket 8 marsi, humb jetën një grua në aksident, plagosen dy persona të tjerë

Një aksident me vdekje është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tepelenë, ku një grua humbi jetën.

08.03.2026. 10:05

Përgjaket 8 marsi, humb jetën një grua në aksident, plagosen dy persona të tjerë

Një grua 39 vjeçare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor që u regjistrua në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Sipas të dhënave nga policia, viktima N.A. ishte në drejtimin e një mjeti tip KIA kur u përplas me një makinë Benz, që drejtohej nga shtetasi P.M.

39 vjeçarja humbi jetën në vendngjarje për shkak të plagëve të marra, teksa drejtuesi i mjetit tjetër dhe pasagjeri që udhëtonte me të mbetën të plagosur.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e këtij aksidenti të rëndë që mori jetën e një gruaje pikërisht në 8 mars, festën ndërkombëtare të gruas.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)