Rrahu babain dhe vëllanë, arrestohet pas 3 muajsh

Brenda banesës së tij, pas një konflikti për motive të dobëta, 35-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe vëllait.

14.03.2026. 11:22

Rrahu babain dhe vëllanë, arrestohet pas 3 muajsh

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe vëllait të tij. Sipas policisë, ai kishte disa muaj që ishte në arrati.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Dibrës për ndalimin e shtetasit A.G., 35 vjeç, banues në Bulqizë”, informon policia.

Nga hetimet rezulton se më 3 janar 2026, brenda banesës së tij, pas një konflikti për motive të dobëta, ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe vëllait.

Për këtë ngjarje, Gjykata e Dibrës ka caktuar ndaj 35-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)