Policia e Kurbinit ka arrestuar një 34-vjeçar që qarkullonte i armatosur me automjetin e tij.
Gjatë operacionit të koduar “Siguria” i riu u ndalua në qytetin e Laçit dhe gjatë kontrollit në makinën e tij tip “Mercedes-Benz”, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.
“Në përfundim të veprimeve procedurale, në pranga u vu shtetasi E. P., 34 vjeç, banues në Laç, i dyshuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’”, bën me dije policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)