SPAK kërkon heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun
SPAK i ka dërguar një shkresë Kuvendin përmes së cilës kërkon heqjen e imunitetit për zv.kryeministren Belinda Balluku.
15:15 92 ditë më parë16.12.2025.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pak pasi SPAK kërkoi nga Kuvendi që zv/kryeministres Belinda Balluku t'i hiqet imunteti, duke i hapur rrugë rrjedhimisht arrestimit të saj.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në X, pak pasi SPAK depozitoi në Kuvend një kërkesë për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, të cilën vetëm pak ditë më parë e riktheu në detyrë Gjykata Kushtetuese.
Rrjedhimisht kërkesa për heqje imuniteti nga Prokuroria e Posaçme do t’i hapte rrugën edhe një mase sigurie si arresti për zv/kryeministren dhe këtë gjë e konfirmon edhe shefi i qeverisë në postimin e tij.
Rama shprehet ndër të tjera se Partia Socialiste do ta shqyrtojë kërkesën e SPAK dhe nuk do ta paragjykojë këtë lëvizje të prokurorit special.
SPAK i ka dërguar një shkresë Kuvendin përmes së cilës kërkon heqjen e imunitetit për zv.kryeministren Belinda Balluku.
15:15 92 ditë më parë16.12.2025.
Autori
Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku për vjedhje dhe korrupsion, ndërsa ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e 22 dhjetorit në Tiranë.
10:47 93 ditë më parë15.12.2025.
Autori
Kryeministri Rama deklaroi se Gjykata Kushtetuese zmbrapsi një brutalitet ndaj shtetit demokratik, me vendimin e saj për të hequr pezullimin ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. Kreu i qeverisë shtoi se gjykata më e lartë e vendit eliminoi një precedent unik në botë.
15:45 94 ditë më parë14.12.2025.
AutoriPor shefi i qeverisë gjithashtu nënvizon se ndryshe nga rastet e tjera të socialistëve që janë përballur me drejtësinë, ku mazhoranca ka heshtur, këtë herë do të përgjigjen për rastin në fjalë.
POSTIMI I RAMËS:
Pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin antikushtetues dhe antidemokratik të një anëtari të qeverisë, pa u tharë ende boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori në fjalë i kërkon Kuvendit, autorizimin për të arrestuar zv.kryeministren - me burg ose në shtëpi.
Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur - një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane - gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht.
Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate,e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi.
Nga Brukseli, kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në aktivitetet e 50-vjetorit të Partisë Popullore Evropiane, duke theksuar rëndësinë e këtij grupimi si forca kryesore politike që ka ndërtuar Evropën pas Luftës së Dytë Botërore.
19:37 1 h më parë18.03.2026.
Autori
Vetëm 3 për qind e kërkesave janë paraqitur nga subjekte të tjera si organizata, deputetë, gjykata, Presidenti i Shqipërisë apo parti politike.
19:00 1 h më parë18.03.2026.
Autori
Rritja e çmimit të karburanteve vijon të mbetet një nga shqetësimet kryesore për qytetarët, ndërsa debatet politike për arsyet dhe zgjidhjet janë intensifikuar.
18:22 2 h më parë18.03.2026.
Autori
Një aksident tragjik ka ndodhur në zonën e Korçës, duke i marrë jetën një 45-vjeçari pas përplasjes së dy automjeteve.
17:15 3 h më parë18.03.2026.
Autori
Ish-deputeti i Partia Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi një takim me intelektualë në Tiranë, ku ngriti shqetësime të forta për gjendjen e sistemit politik dhe funksionimin e demokracisë në vend.
16:43 3 h më parë18.03.2026.
Autori
I ndaluari rezulton të jetë pjesë e një grupi kriminal që operonte në shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytet, grup i cili ishte goditur më herët nga policia gjatë operacionit të koduar “Buna 2021”.
15:32 5 h më parë18.03.2026.
Autori
Nga hetimet ka rezultuar se Arben Ahmetaj ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv” në 9 raste dhe janë zbuluar disa skema të dyshuara përfitimi.
14:27 6 h më parë18.03.2026.
Autori
Grupi parlamentar i Partisë së Lirisë dhe PD ka ndërmarrë një nismë për krijimin e një komisioni hetimor për rrugët, pas rastit të shembjes së aksit rrugor Librazhd- Pogradec.
14:14 6 h më parë18.03.2026.
AutoriKryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës për të përballuar impaktin e krizës aktuale globale, me fokusin siç ai tha tek mbrojtja e konsumatorëve. Rama tha se çmimet e karburantit në Shqipëri nuk janë rritur si në vendet e tjera.
14:00 6 h më parë18.03.2026.
Autori
Komente (0)