Në vigjilje të Krishtlindjes, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përsëriti thirrjen drejtuar qytetarëve që të bashkohen në një protestë të qëndrueshme deri në largimin e kryeministrit Rama, për të cilin tha se është drejtuesi i bandës.
“Edi Rama është kapua. Ai është skllav i krimeve të tij. Sot, shpresë e vetme, fjalë e vetme, është ajo e qytetarëve. Unë i garantoj ata, me besimin më të madh, se me revoltën e tyre, Edi Rama do t’ia mbathë si çdo diktatorë. Edhe prapa diellit të shkojë, do ta çojmë përpara Gjykatës. Duhet guxim për largimin e tij, në një protestë të qëndrueshme. Prova u bë, revolta u dëshmua, por duhet të jetë e qëndrueshme. Bulevardi duhet të jetë i qytetarëve, jo një ditë apo ditë, por aq sa duhet. Do të punojmë fort për të bindur qytetarët të gatshëm për sakrifica, në një revoltë paqësore për të larguar këtë regjim të urryer, më armiqësor”, tha Berisha.
Kreu i demokratëve iu rikthye edhe dosjes së AKSHI-t ku u shpreh se kjo agjenci është në varësi direkt të kryeministrit, teksa akuzoi Ergys Agasin se për 5 muaj e rriti pasurinë e tij në mënyrë kolosale.
“Edhe më e zezë është dosja e AKSHI-t. Ku në të vërtetë kopshti i Edi Ramës ka pasur si protagonist, baxhanakun, peshkaqenin Armand Frangu dhe patronazhisten e AKSH-it Linda Rama. Armand Frangu, ky mafioz i denoncuar dhjetëra herë, dhe që mediat nuk ia përmendin e emrin. Mos harroni një gjë, AKSHI është agjenci që varet direkt nga kryeministri.
Njeriu më intim, përveç baxhanakut, i të gjithë zyrtarëve është Ergys Agasi. I faktuar. Ndaj dhe ky Intim Agasi rezulton në librat e shtetit me fitime përrallore që nuk i ka njohur njeri në historinë e njerëzimit. Është futur në 15 shtator me 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 234 milionë euro. Ky Intim Agasi ka vënë 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 22 milionë herë më shumë. A mund të ndodh kjo? Të gjitha këto para të vjedhura ndaj qytetarëve”, deklaroi Rama.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)