Kapet i kërkuari në Fier, i dënuar me 2 vjet e 8 muaj për kultivim kanabisi
Një shtetas i dënuar me burg për kultivim narkotikësh është arrestuar së fundmi nga policia e Fierit.
10:38 1 ditë më parë03.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Policia e Shtetit ka arrestuar 18 persona dhe ka nisur procedim penal për 17 të tjerë për aktet e dhunës në protestën e djeshme përpara kryeministrisë dhe parlamentit. Mes të proceduarve janë dhe 4 zyrtarë të PD.
Policia e Shtetit njofton se ka vënë në pranga 18 persona, teksa ka nisur procedimi penal për 17 të tjerë për aktet e dhunës që u shënuan mbrëmjen e kaluar në protestën me dy akte të opozitës përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit.
Mes të proceduarve figurojnë 3 deputetët Luçiano Boçi, Klevis Balliu, Gazmend Bardhi dhe sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Ervin Minarolli, teksa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sipas policisë së shtetit, si pasojë e hedhjes së molotovëve dhe sendeve të tjera të forta në përfundim të protestës, u lënduan 11 efektivë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 37 shtetas.
Arrestohen 18 prej tyre, procedohen penalisht 17 dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.
Më datë 24.01.2026, rreth orës 17:00, subjekti politik Partia Demokratike zhvilloi një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit.
Gjatë zhvillimit të tubimit, disa prej pjesëmarrësve kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që ishin të planëzuar me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe kanë hedhur drejt tyre lëndë djegëse (molotovë).
Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan 37 shtetas që kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Në vijim: u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. L., 19 vjeç, A. Ll., 26 vjeç, A. L., 24 vjeç, A. M., 30 vjeç, T. K., 25 vjeç, E. Sh., 24 vjeç, S. S., 21 vjeç, E. M., 30 vjeç, A. T., 50 vjeç, R. H., 24 vjeç, B. S., 48 vjeç, E. H., 22 vjeç, A. T., 47 vjeç, L. Xh., 26 vjeç, B. B., 48 vjeç, E. H., 40 vjeç, R. B., 40 vjeç dhe H. C., 20 vjeç; nisi procedimi penal për shtetasit:B. N, E. V, A. P, K. K., F. P, M. K, D. B, R. K, A. Z, R. T, dhe 3 të mitur;
-u shpallën në kërkim shtetasit S. D dhe E. Ll.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” si dhe shtetasit L. B, K. B dhe G. B, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.
11 punonjësit e Policisë që mbetën të dëmtuar gjatë tubimit morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kënë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.
Sali Berisha iu bëri thirrje të rinjve që të bashkohen në protestën e 8 majit edhe për të shprehur indinjatën e tyre për ngjarjet e fundit të rënda dhe për kushtet e vështira ku ata jetojnë.
19:57 2 h më parë04.05.2026.
Autori
Klevis Balliu ka ndarë në Kuvend detaje nga vizita në ambientet e paraburgimit të 313 ku mbahet ish-presidenti Ilir Meta.
19:14 3 h më parë04.05.2026.
Autori
Sipas vendimit të gjykatës, Sokoli ishte pjesë e platformës kibernetike ilegale “RYDOX”, një treg online ku shiteshin të dhëna sensitive të individëve dhe bizneseve, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
19:00 3 h më parë04.05.2026.
Autori
Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se po përgatitet për ekzil, pasi e ka parë që fundi i tij politik është shumë pranë.
18:32 4 h më parë04.05.2026.
Autori
Teksa kërkoi masa më të forta në kodin penal ndaj këtyre “vrasësve” në timon, Balla kërkoi kontrolle më të shpeshta të policisë ndaj “të fortëve të lagjes”.
18:04 4 h më parë04.05.2026.
Autori
Pak orë pasi përmes një postimi në Facebook e kishte cilësuar ngjarjen si jo aksidentale, por vrasje, Braçe kërkoi në Parlament ndryshime ligjore në Kodin Penal, në mënyrë që drejtues automjetesh që shkaktojnë aksidente të tilla fatale të marrin dënime më të ashpra.
17:51 4 h më parë04.05.2026.
Autori
Kreu i PD, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit akuzoi mazhorancën se po vijon të grabisë paratë e shqiptarëve.
17:35 4 h më parë04.05.2026.
Autori
Kreu i grupit të PS, Balla deklaroi se Shqipëria ka ecur me ritme të shpejta në procesin e integrimit evropian, duke lënë pas dhe Serbinë.
17:21 5 h më parë04.05.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka ndaluar administratorin e lokalit që vendoste baste në mënyrë të paligjshme.
16:28 6 h më parë04.05.2026.
Autori
Komente (0)