Berisha konfirmon protestën kombëtare më 20 shkurt, “Nuk e ndërpresim kryengritjen”
Kreu i Partisë Demokratike njoftoi edhe datën e radhës për bllokimin e bulevardit përpara Kryeministrisë.
14:24 61 ditë më parë14.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj Partisë Demokratike për protestën e javës së kaluar ku në drejtim të Kryeministrisë dhe Parlamentit u hodhën koktej molotovi, që lanë të lënduar disa efektivë policie. Rama në podcastin "FLASIM", e cilësoi PD-në si partia e dhunës.
Protesta kombëtare e radhës që u mbajt nga opozita javën e kaluar e ka shtyrë kryeministrin Edi Rama që pas një kohe të gjatë, t’i rikthehet komenteve mbi tubimet opozitare në vend.
Këtë gjë e pranoi shefi i qeverisë në podacastin e tij “FLASIM”, ku e shprehu qartë se molotovi që u lëshua mbi Kryeministrinë dhe Parlamentin nga një grup të rinjsh, që u panë në protestë të maskuar dhe me çanta shpine, i ka lënë shije të hidhur.
Rama u shpreh kritik ndaj opozitës për përdorimin sipas tij të rrugaçëve të lagjeve për të hedhu molotov mbi institucionet shtetërore dhe policinë, që kishte krijuar kordone sigurie për ruajtjen e rendit dhe mbarëvajtjen e tubimit.
“Kisha shumë kohë pa komentuar ndonjë protestë të opozitës. Deri kur dy javë më parë pas një përshkallëzimi të dhunshëm bëra një koment për të thënë diçka të vërtetë. Në Evropë ka protesta nga anarkistë, ekologjistë, ekstremistë të djathtë apo të majtë, studentë antiglobalistë, tifozë huliganë, neofashistë që dalin në rrugë për arsye të caktuara, thyejnë, djegin dhe shkatërrojnë prona. Por, që nga koha e partive famëkeqe të 100 viteve më parë, atyre në Gjermani dhe në Itali, të cilat i paraprijnë epokës së zymtë të fashizmit dhe nazizmit, ka vetëm një parti parlamentare në Evropë që e ka në programin dhe aktivitetin e saj pjesë të pandarë të ekzistencës së vet, që nga lindja, ushtrimin e dhunës, shkatërrimin e pronës, sulmin ndaj institucioneve deri në sulmin ndaj godinës së vet, si dhe mobilizimin e paramilitarëve, të cilët deri dje ishin çetat e liderit shpirtëror, ndërsa tani janë mercenarë të rekrutuar me lekë nga rrugaçët e lagjeve”, tha Rama.
Kreu i Partisë Demokratike njoftoi edhe datën e radhës për bllokimin e bulevardit përpara Kryeministrisë.
14:24 61 ditë më parë14.02.2026.
Autori
16 policë u plagosën dhe përfunduan në spital, u sekuestruan 22 molotovë të pashpërthyer dhe 3 shishe me benzinë.
09:19 64 ditë më parë11.02.2026.
Autori
Bombat molotov kanë vënë në rrezik jetën e dhjetëra efektivëve të policinë përpara Parlamentit, duke detyruar këta të fundit të kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
19:50 65 ditë më parë10.02.2026.
AutoriSipas kreut të ekzekutivit ato që u përdorën në protestën e javës së kaluar kanë qenë bomba artizanale, për prodhimin dhe përdorimin e të cilave ai bën fajtor kupolën drejtuese të Partisë Demokratike.
“Mercenarët u shfaqën përsëri në krye të kësaj jave dhe bënë edhe më shumë dëm, duke kaluar tashmë në hedhjen e bombave artizanale të mirëfillta, të përgatitura nga udhëheqja e të ashtuquajturës dhe, ndjesë pastë, PD, duke plagosur punonjës policie deri në shkaktimin e plagëve nga djegia”, deklaroi kryeministri.
Dy efektivë policie në qarkun e Dibrës janë pezulluar nga detyra, pasi dyshohen për shpërdorim detyre në lidhje me një ngjarje të rëndë të ndodhur në Bulqizë.
19:40 4 h më parë16.04.2026.
Autori
Një vatër zjarri është raportuar në katin e katërt të “Hotel Tirana” në kryeqytet, duke shkaktuar alarm te personeli dhe klientët.
18:50 4 h më parë16.04.2026.
Autori
Thirrje për reagim qytetar dhe akuza të forta ndaj qeverisë për mënyrën e menaxhimit të situatave emergjente janë artikuluar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.
18:39 5 h më parë16.04.2026.
Autori
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur këtë të enjte një vizitë zyrtare në Romë, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologia e tij, Giorgia Meloni, në Pallati Chigi.
16:47 6 h më parë16.04.2026.
Autori
Është publikuar plani i masave të policisë për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga Partia Demokratike ditën e premte.
16:39 7 h më parë16.04.2026.
Autori
Hetimet, që kanë zgjatur rreth dy vite, zbuluan një rrjet të mirëorganizuar që operonte përmes call center-ave në Tiranë. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit vepronin në grupe prej 6 deri në 8 agjentësh, të ndarë sipas gjuhëve të huaja si gjermanisht, anglisht dhe italisht, duke synuar tregje të ndryshm
13:54 9 h më parë16.04.2026.
Autori
Identifikimi dhe shkatërrimi i skemave të call center në Shqipëri është kthyer në vëmendje të deputetëve edhe në Kuvend. Deputeti socialist Erion Braçe tha se po dëmtohet imazhi i vendit, teksa shtoi se ky është aktivitet i hershëm këtu dhe se ka kërkuar personalisht shpjegime nga autoritetet.
13:49 9 h më parë16.04.2026.
Autori
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 22-vjeçar në Shëngjin, i cili dy vite më parë, në bashkëpunim me të vëllanë plagosën rëndë një shtetas. Gjykata ka vendosur ndaj tij masën arrest me burg në mungesë, për veprën penale plagosje e rëndë me dashje.
13:38 10 h më parë16.04.2026.
Autori
Një 49-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Portin e Durrësit pasi në kamionin që drejtonte gjatë kontrollit iu gjet një përforcues valësh, sasi parash dhe kanabis.
13:24 10 h më parë16.04.2026.
Autori
Komente (0)