Berisha: Balluku dhe Linda Rama në SKAP i hap rrugën integrimit. Balla: Hiqni dorë nga hedhja e baltës

Kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i gruit parlamentar socialist Taulant Balla janë përballur në Parlament me akuza e kundër akuza. Berisha tha se rrugën e integrimit e hap heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës në SPAK.

23.04.2026. 11:22

Berisha: Balluku dhe Linda Rama në SKAP i hap rrugën integrimit. Balla: Hiqni dorë nga hedhja e baltës

Kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i gruit parlamentar socialist Taulant Balla janë përballur në Parlament me akuza e kundër akuza. Berisha tha se rrugën e integrimit e hap heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës në SPAK.

"Procesi i integrimit është për momentin heqja menjëherë e imunitetit të Lubi Ballukut dhe dërgimi i saj atje ku kërkon Spaku. Është paraqitja para Skapit e Linda Ramës, arkitektes së vërtetë të kopshtit privat të Edi Ramës. Ju mund të gjeni prokurorë që fsheh dokumentet dhe e përjashton Lindën, po, por problemi është se dosja është në të gjithë Europën. Dosja e AKSHI-t dhe e Lubisë janë dosje evropiane dhe botërore. Ju mund të hiqni kë të doni dhe të vini kë të doni, por dosjet janë aty. Ju e morët vesh çfarë deklaroi komisionerja dje. Përgëzoi Malin e Zi që filloi hartimin e traktatit dhe vazhdoi me një frazë pa cituar Shqipërinë, lufta kundër korrupsionit dhe shteti ligjor, vetëkuptohej Shqipëria, mbetet në themelet e këtij procesi. Ndaj dhe nuk ke ndërmend, por të paktën ne u themi shqiptarëve se parlamenti është jashtë problematikës tuaj", tha Berisha.

Ndërsa Balla i kërkoi të mos hedhin baltë ndaj Shqipërisë, por të bashkëpunojnë për integrimin në BE.

"Në Kuvend ka mbërritur raporti i qeverisë për integrimin në BE bashkuar raportin e 3 muajve të parë të 2026. Ajo që duhet t’ua themi me krenari shqiptarëve nuk është shpresa apo mallkimet e atyre që thonë çdo ditë që negociatat ngecën dhe Shqipëria është bllokuar. Është fakt nga BE që Shqipëria sot ka përmbushur të gjitha detyrimet që vijnë nga procesi i integrimit, piketat e ndërmjetme gjithashtu. Ka një procedurë që nga komisioni kalon te këshilli dhe më pas në shtete anëtare. Kallas tha se Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të bëhen gati për zgjedhjet europiane në 2029. Ky është fakt. Në lidhje me haberet që the, ne e dimë mirë çfarë është ajo që bëni ju, hiqni dorë nga balta që i hidhni Shqipërisë, nuk e keni vend armik, jeni pjesë e pa zëvendësueshme e demokracisë, nuk e zgjedhim dot njëri-tjetrin, por është koha të bashkohemi. Nuk ju bën nder aspak të shani nga mëngjesi në darkë Shqipërinë. Lexoni raportin që do të miratohet nga BE më 5 maj ku bëhet thirrje të punojmë bashkë. Merrni përgjegjësitë që ju takojnë", tha Balla.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)