“Topçinjtë” marshojnë drejt titullit, mposhtin me 3 gola Bournemouth

Arsenali vazhdoi formën e shkëlqyer në Premier League, duke forcuar ndjeshëm pozitat në garën për titull pas fitores 3-2 ndaj Bournemouth, sukses që shënoi triumfin e pestë radhazi në kampionat.

03.01.2026. 20:37

“Topçinjtë” marshojnë drejt titullit, mposhtin me 3 gola Bournemouth

Arsenali vazhdoi formën e shkëlqyer në Premier League, duke forcuar ndjeshëm pozitat në garën për titull pas fitores 3-2 ndaj Bournemouth, sukses që shënoi triumfin e pestë radhazi në kampionat. Me këtë fitore, “Topçinjtë” shfrytëzuan maksimalisht faktin që luajtën para Manchester City-t, duke krijuar një avantazh të rëndësishëm në krye të renditjes.

Ndeshja nisi me një surprizë të pakëndshme për vendasit, pasi një pasim i gabuar i Gabriel Magalhães u përfitua nga Evanilson, i cili realizoi lehtësisht për Bournemouth. Megjithatë, reagimi i Arsenalit ishte i shpejtë, pas një aksioni këmbëngulës, Gabriel u shfaq në shtyllën e dytë dhe shënoi golin e barazimit pas një tentative të bllokuar të Gabriel Martinelli-t.

Pavarësisht barazimit, Bournemouth ishte më aktiv në pjesën e parë, duke krijuar disa raste të rrezikshme me Kluivert, Tavernier dhe sërish Evanilson, ndërsa Arsenali u shfaq i lodhur dhe joefektiv përpara portës. Në pjesën e dytë, tabloja ndryshoi. Vetëm pak minuta pas rifillimit, një aksion i shpejtë u finalizua nga Declan Rice, i cili shënoi për 2-1 pas asistit të Martin Ødegaard.

Zëvendësimet e Mikel Artetës rezultuan vendimtare, pasi Bukayo Saka kontribuoi menjëherë me një asist, duke i dhënë mundësinë Rice të realizonte golin e dytë personal për 3-1. Bournemouth reagoi me golin e Eli Junior Kroupi-t, por Arsenali menaxhoi mirë minutat e fundit dhe siguroi tri pikë të arta. Ndërkohë, seria pa fitore e Bournemouth u zgjerua në 11 ndeshje.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)