Hakerë të lidhur me Rusinë sulmojnë infrastrukturën olimpike në Itali

Grupi i njohur i hakerëve “NoName 057” tentoi të bllokojë përmes sulmeve DDoS faqet zyrtare të Olimpiadës në Milano dhe Cortina, si edhe faqet e disa hoteleve në Cortina d’Ampezzo.

05.02.2026. 17:29

Hakerë të lidhur me Rusinë sulmojnë infrastrukturën olimpike në Itali

Hakerë të dyshuar se janë të lidhur me Rusinë kanë ndërmarrë sulme kibernetike ndaj infrastrukturës që lidhet me Lojërat Dimërore “Milano-Cortina 2026”. Lajmi u bë i ditur nga gazeta “The Financial Times”.

Sipas raportimit, grupi i njohur i hakerëve “NoName 057” tentoi të bllokojë përmes sulmeve DDoS faqet zyrtare të Lojërave Olimpike në Milano dhe Cortina, si edhe faqet e disa hoteleve në Cortina d’Ampezzo. Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, deklaroi se hakerë pro-rusë kanë shënjestruar gjithashtu edhe faqet e Ministrisë së Jashtme italiane, duke përfshirë edhe faqen e ambasadës së Italisë në Uashington.

Autoritetet italiane po hetojnë sulmet dhe po forcojnë masat e sigurisë kibernetike për të mbrojtur sistemet shtetërore dhe infrastrukturën kritike në prag të eventit ndërkombëtar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)