Organizatorët e Lojërave Olimpike “Milano-Cortina 2026” kanë nisur hetimet pas raportimeve se disa medalje janë thyer ose janë shkëputur nga shiriti vetëm pak orë pas ceremonive të ndarjes së çmimeve. Nga Breezy Johnson te Justus Strelow, disa sportistë kanë vënë re se medaljet e tyre janë copëtuar, janë çarë ose kanë rënë nga kordoni gjatë festimeve.
“Manovrojini me kujdes”, ishte mesazhi ironik i Breezy Johnson, fituese e medaljes së artë në zbritjen e lirë për femra, pasi edhe medalja e saj u dëmtua. “Pamë që disa medalje janë thyer dhe po përpiqemi të kuptojmë në detaje nëse ekziston një problem”, deklaroi Andrea Francisi, Drejtor i Operacioneve të Lojërave “Milano-Cortina 2026”.
“Po i kushtojmë vëmendje të veçantë kësaj çështjeje, sepse medalja përfaqëson triumfin dhe ëndrrën e çdo atleti”, shtoi ai. Sipas organizatorëve, kanë nisur verifikimet teknike për të konstatuar nëse bëhet fjalë për defekte në prodhim apo probleme me materialet e përdorura. Qëllimi është zëvendësimi i medaljeve të dëmtuara.
Incidentet janë regjistruar gjatë ditëve të para të Olimpiadës Dimërore. Disa atletë kanë raportuar medalje të çara ose që kanë rënë nga qafa gjatë festimeve me ekipet e tyre. Mes tyre janë vetë Johnson, skiatorja suedeze e garave të gjata Ebba Andersson, atleti gjerman Justus Streloë dhe patinatorja amerikane Alysa Liu.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)