Shtetet e Bashkuara janë shpallur kampionë olimpike në hokej për meshkuj, duke mposhtur Kanadanë në një finale dramatike, që u vendos në kohën shtesë. Një triumf historik për amerikanët, të cilët nuk arrinin të fitonin medaljen e artë që prej vitit të largët 1980.
Ndeshja u zgjidh pas 61 sekondash e 41 të qindtave në kohën shtesë, kur Jack Hughes realizoi “golden goal”-in vendimtar. Goli i numrit 86 ndezi festën në arenën “Santa Giulia” të Milanos, ku lojtarët amerikanë hodhën helmetat në akull dhe shpërthyen në festime së bashku me tifozët e tyre.
Nga ana tjetër, për kanadezët mbeti vetëm zhgënjimi i madh. Tifozët e pranishëm në numër të madh në tribunat e impiantit panë skuadrën e tyre të dorëzohej në momentet vendimtare të lojës. Kjo ishte një natë që hyn në histori për hokejin amerikan, me një fitore që rikthen SHBA-në në fronin olimpik pas 46 vitesh pritje.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)