Përfundon Olimpiada Dimërore 2026, ceremonia mbyllëse në amfiteatrin e Veronës

Ndërkohë, më 6 mars në Itali do të nisin Lojërat Paralimpike, ku sportistët nga Rusia dhe Bjellorusia do të lejohen të garojnë nën flamujt e tyre kombëtarë.

22.02.2026. 23:04

Përfundon Olimpiada Dimërore 2026, ceremonia mbyllëse në amfiteatrin e Veronës

Në Verona u zhvillua ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike Dimërore 2026. Aktiviteti u realizua në amfiteatrin antik “Arena e Veronës”, e ndërtuar në shekullin I pas Krishtit gjatë Perandorisë Romake. Ai konsiderohet si një nga arenat më të vjetra që ka pritur ndonjëherë një event olimpik jashtë Greqisë.

Sa i përket rezultateve sportive, Norvegjia kryesoi tabelën e medaljeve, duke grumbulluar numrin më të madh të podiumeve në këto Lojëra Dimërore. Në dhjetëshen e parë u renditën gjithashtu Shtetet e Bashkuara, Holanda, Italia, Gjermania, Franca, Suedia, Zvicra, Austria dhe Japonia.

Ndërkohë, më 6 mars në Itali do të nisin Lojërat Paralimpike, ku sportistët nga Rusia dhe Bjellorusia do të lejohen të garojnë nën flamujt e tyre kombëtarë. Kjo ka bërë që në formë revolte, Ukraina të braktisë hapjen e Lojërave Paralimpike. Ceremonia e mbylljes së “Milano-Cortina 2026” në Verona shënoi fundin e një edicioni të mbushur me emocione, rekorde dhe pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)