Paralajmërimi i IGJEUM: Reshje intensive, ja zonat e prekura më shumë

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se nga data 3 deri në 7 janar priten reshje intensive kryesisht në veri dhe në jug të vendit.

02.01.2026. 18:50

"Këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë", bën të ditur IGJEUM.

Sipas Institutit, edhe të shtunën do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Nesër në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Ndërsa në qarqet Lezhë, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në Alpe priten reshje bore.  

Temperaturat minimale dhe maksimale të shtunën pritet të arrijnë nga 3 në 16 gradë Celcius.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)