Moti i keq godet Vlorën, ndalohet dalja në det e disa anijeve

Kapitaneria e Vlorës ka ndaluar daljen në det të mjeteve të vogla të lundrimit për shkak të motit të keq.

28.01.2026. 16:53

Moti i keq godet Vlorën, ndalohet dalja në det e disa anijeve

Moti i keq ka përfshirë këtë të mërkurë Gjirin e Vlorës i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, që ka shkaktuar dhe dallgë.

Për këtë arsye, Kapitaneria e Vlorës bën me dije se për datat 28 dhe 29 nuk do të lejojë daljen në det të anijeve të vogla dhe varkave të peshkimit.

Gjithashtu, këshillohen të gjithë pronarët e mjeteve lundruese që t’i sigurojnë ato në port për shkak të dallgëve që arrijnë disa metra.

Kapitaneria shton se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.

Ndërkohë që mësohet se përmirësimi i kushteve të motit do të nisë vetëm pasditen e datës 29 janar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)