Plagosja në Lezhë, detaje të reja. Pronari i berberhanes nuk ishte objektivi

Të shtëna me armë zjarri në Rrilë të Lezhës, teksa i plagosur ka mbetur pronari i berberhanes pranë së cilës ka ndodhur ngjarja, Sokol Daci.

01.02.2026. 22:59

"Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku ka rezultuar se ka mbetur i plagosur shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Rrilë. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi S. D. ndodhej në biznesin e tij në momentin kur është qëlluar me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve", thotë policia e Lezhës në njoftimin e saj paraprak.

Sakaq, mësohet se pronari i berberhanes nuk ishte shënjestër e të shtënave dhe se plumbat e kanë kapur gabimisht. Ai u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi mësohet se tre plagë, në shpatull, bark e këmbë. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se gjendja e tij është stabël.

Objektivi i atentatit dyshohet se ka qenë një person tjetër që ka qenë brenda në berberhane.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)