E rëndë në Belsh, e moshuara u kafshua nga qeni i fqinjit, ndërron jetë

Një grua humbi jetën në Belsh, pasi u kafshua nga qeni i komshiut të saj.

05.02.2026. 08:16

E rëndë në Belsh, e moshuara u kafshua nga qeni i fqinjit, ndërron jetë

Një 65 vjeçare nga Belshi ka ndërruar jetë një ditë më parë në mënyrë tragjike pasi u kafshua nga qeni i fqinjit të saj.

Ngjarja e rëndë u regjistruar në fshatin Çërragë, ku 65 vjeçarja Emine Agolli mori plagë të rëndë pas sulmit nga qeni.

Sipas të dhënave paraprake, kafshimi i kafshës dyshohet se i kishte dëmtuar gruas arterien kryesore dhe për këtë arsye ajo ka ndërruar jetë nga gjakderdhja.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet teksa është shoqëruar dhe fqinji që kishte qenin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)