Veshje dhe ilaçe kontrabandë, arrestohet 54 vjeçari në Kapshticë

Policia e Kapshticës ka ndaluar një 54 vjeçar që tentoi të fuste në Shqipëri mallra të ndryshëm të kontrabanduara.

04.03.2026. 11:41

Veshje dhe ilaçe kontrabandë, arrestohet 54 vjeçari në Kapshticë

Policia kufitare në Kapshticë ka parandaluar një rast të kontrabandës së ilaçeve dhe veshjeve të ndryshme dhe ka vënë në pranga një person.

Gjatë kontrolleve të imtësishme dhe informacioneve policore, efektivët e doganës kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin me drejtues shtetasin A. I.

Brenda tij u gjetën një sasi me medikamente të ndryshme mjekësore dhe veshje, pa dokumentacionin përkatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. I., 54 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)