Dosja e ndërtimeve pa leje te Rana e Hedhun shkon në gjykatë, 9 të pandehur

Një nga çështjet më të përfolura për ndërtimet pa leje në bregdetin e veriut ka kaluar tashmë në fazën e gjykimit.

09.03.2026. 10:14

Dosja e ndërtimeve pa leje te Rana e Hedhun shkon në gjykatë, 9 të pandehur

Një nga çështjet më të përfolura për ndërtimet pa leje në bregdetin e veriut ka kaluar tashmë në fazën e gjykimit. Prokuroria e Lezhës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen penale që lidhet me ndërtimet e paligjshme në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, duke marrë të pandehur në total nëntë persona.

Sipas hetimeve, tre ish-drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Lezhë, Gentjan Malota, Artur Shabaku dhe Admir Maxhani, akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Për të njëjtën akuzë do të përballen në gjykatë edhe dy ish-drejtues të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Kol Malaj dhe Flori Gjini, si dhe polici i zonës së Shëngjinit, Martin Ndoka, të cilët sipas prokurorisë dyshohet se kanë lejuar ose nuk kanë ndërhyrë për të ndaluar ndërtimet e paligjshme.

Ndërkohë, ndërtuesi Pjetër Tuçi akuzohet për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”.

Në të njëjtën dosje janë përfshirë edhe dy inxhinierët e ndërtimit, Luiza Bala dhe Hekuran Xhina, të cilët akuzohen për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

Sipas organit të akuzës, hetimet kanë zbuluar se përmes veprimeve dhe mosveprimeve të zyrtarëve përgjegjës është bërë e mundur ndërtimi i objekteve pa leje në këtë zonë turistike të bregdetit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)