Kapet i kërkuari në Fier, i dënuar me 2 vjet e 8 muaj për kultivim kanabisi
Një shtetas i dënuar me burg për kultivim narkotikësh është arrestuar së fundmi nga policia e Fierit.
10:38 1 ditë më parë03.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Seanca plenare e së enjtes u shoqërua me debate të ashpra mes deputetëve Flamur Noka, Ardit Bido, Taulant Balla dhe Klevis Balliu, duke u kthyer në një nga përplasjet më të tensionuara të muajve të fundit. Konflikti nisi kur Flamur Noka akuzoi Ardit Bidon për falsifikim dokumentesh në Gjipe.
Seanca plenare e së enjtes vijon ende në Kuvend dhe tensionet e përplasje verbale nuk munguan as në orët e mbrëmjes. Protagonistë u bënë deputeti demokrat Flamur Noka dhe ai socialist Ardit Bido, dhe të dy patën për mbështetës në debat respektivisht Klevis Balliun e Taulant Ballën.
Përplasja Noka-Bido nisi kur Sekretari i Përgjithshëm i PD e akuzoi socialistin për falsifikim dokumentesh me qëllim “vjedhjen e pronave” në zonën bregdetare të Gjipes.
“Gjipeja do të bëhet varri yt politik, sepse ti ke urdhëruar dhe je hartues i një falsifikimi, ideatori i vjedhjes së pronës së himariotëve”, deklaroi Noka nga foltorja e Kuvendit.
Ardit Bido iu kundërpërgjigj me ironi, duke e goditur Nokën për gafën e tij të 28 nëntorit, kur tha se flamurin e Pavarësisë në 1912 e ngriti Skënderbeu.
“Është i vetmi Flamur që nuk e di kush e ka ngritur flamurin. Sa kushton kostumi yt sot, është e gjithë pasuria ime. I bie që unë, në moshën 14-vjeçare, të kem shkuar në arkiv për të falsifikuar një dokument që të flasësh ti sot në Kuvend e të bësh patriotizëm”, tha Bido.
“Kërkoj të mos na fyejë ‘flamuri i vogël’ dhe doktori i vogël. Ka lidhje me mua sepse gjithë familjarët e tij janë sarandiotë i ka shpërndarë banesa në Sarandë që i takonin njerëzve në nevojë, familjarëve të vet”, shtoi ai.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ndërhyri në debat duke e thumbuar Nokën për deklaratën e tij dhe për krizën e brendshme në PD. “Shyqyr që ju kemi”, tha me ironi Balla.
Gafën e Nokës për Skënderbeun tentoi ta sqarojë Klevis Balliu, i cili bëri po ashtu një lapsus. “Sqarojeni Ballën që Skënderbeu e ngriti flamurin në 1444”, tha ai, ndërsa Ardit Bido menjëherë e korrigjoi: “Historia zyrtare e daton ngjarjen në 1443. Mos flisni për historinë, se e bëni pis”.
Sali Berisha iu bëri thirrje të rinjve që të bashkohen në protestën e 8 majit edhe për të shprehur indinjatën e tyre për ngjarjet e fundit të rënda dhe për kushtet e vështira ku ata jetojnë.
19:57 9 h më parë04.05.2026.
Autori
Klevis Balliu ka ndarë në Kuvend detaje nga vizita në ambientet e paraburgimit të 313 ku mbahet ish-presidenti Ilir Meta.
19:14 10 h më parë04.05.2026.
Autori
Sipas vendimit të gjykatës, Sokoli ishte pjesë e platformës kibernetike ilegale “RYDOX”, një treg online ku shiteshin të dhëna sensitive të individëve dhe bizneseve, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
19:00 10 h më parë04.05.2026.
Autori
Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se po përgatitet për ekzil, pasi e ka parë që fundi i tij politik është shumë pranë.
18:32 10 h më parë04.05.2026.
Autori
Teksa kërkoi masa më të forta në kodin penal ndaj këtyre “vrasësve” në timon, Balla kërkoi kontrolle më të shpeshta të policisë ndaj “të fortëve të lagjes”.
18:04 11 h më parë04.05.2026.
Autori
Pak orë pasi përmes një postimi në Facebook e kishte cilësuar ngjarjen si jo aksidentale, por vrasje, Braçe kërkoi në Parlament ndryshime ligjore në Kodin Penal, në mënyrë që drejtues automjetesh që shkaktojnë aksidente të tilla fatale të marrin dënime më të ashpra.
17:51 11 h më parë04.05.2026.
Autori
Kreu i PD, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit akuzoi mazhorancën se po vijon të grabisë paratë e shqiptarëve.
17:35 11 h më parë04.05.2026.
Autori
Kreu i grupit të PS, Balla deklaroi se Shqipëria ka ecur me ritme të shpejta në procesin e integrimit evropian, duke lënë pas dhe Serbinë.
17:21 12 h më parë04.05.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka ndaluar administratorin e lokalit që vendoste baste në mënyrë të paligjshme.
16:28 12 h më parë04.05.2026.
Autori
Komente (0)