Kapet i kërkuari në Fier, i dënuar me 2 vjet e 8 muaj për kultivim kanabisi
Një shtetas i dënuar me burg për kultivim narkotikësh është arrestuar së fundmi nga policia e Fierit.
10:38 1 ditë më parë03.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Mbledhja me dyer të mbyllura e Kryesisë së Partisë Demokratike është shoqëruar me debate të forta dhe përplasje direkte mes figurave kryesore të opozitës.
Mbledhja me dyer të mbyllura e Kryesisë së Partisë Demokratike është shoqëruar me debate të forta dhe përplasje direkte mes figurave kryesore të opozitës. Burime nga brenda takimit bëjnë me dije se diskutimet kanë qenë të ashpra, me akuza të ndërsjella dhe tone të larta mes ish-kryeministrit Sali Berisha, deputetit Ervin Salianji dhe sekretarit të përgjithshëm Flamur Noka.
Sipas burimeve, Flamur Noka i është drejtuar Salianjit me akuza të drejtpërdrejta, duke i thënë: “Me këtë që po bën, po u shërben atyre që ke përballë”. Reagimi i Salianjit ka qenë i menjëhershëm dhe po aq i fortë: “Jep dorëheqjen, Flamur, e ke shkatërruar partinë, dhe gabimi me Avokatin e Popullit është përgjegjësi e jotja”.
Në një moment të mbledhjes, Salianji dhe Berisha janë përballur drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, ndërsa diskutimi ka përfshirë edhe strategjinë që duhet të ndjekë opozita në muajt në vijim. Deputeti demokrat ka shpalosur qartë qëndrimin e tij, duke kërkuar ndryshim kursi në veprimet politike të PD-së.
“Është momenti të fokusohemi tek protesta dhe revolta, tek përballja me qeverinë dhe dëgjesa e çdo shqetësimi qytetar. Nëse nuk arrijmë t’i përkthejmë këto shqetësime në energji, do ta kemi të vështirë të organizojmë protesta”, është shprehur Salianji para nisjes së mbledhjes.
Ai ka theksuar më tej se: “Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë”, duke shtuar se ka marrë pjesë në çdo protestë dhe i është nënshtruar vendimmarrjes së partisë.
Sali Berisha iu bëri thirrje të rinjve që të bashkohen në protestën e 8 majit edhe për të shprehur indinjatën e tyre për ngjarjet e fundit të rënda dhe për kushtet e vështira ku ata jetojnë.
19:57 9 h më parë04.05.2026.
Autori
Klevis Balliu ka ndarë në Kuvend detaje nga vizita në ambientet e paraburgimit të 313 ku mbahet ish-presidenti Ilir Meta.
19:14 10 h më parë04.05.2026.
Autori
Sipas vendimit të gjykatës, Sokoli ishte pjesë e platformës kibernetike ilegale “RYDOX”, një treg online ku shiteshin të dhëna sensitive të individëve dhe bizneseve, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
19:00 10 h më parë04.05.2026.
Autori
Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se po përgatitet për ekzil, pasi e ka parë që fundi i tij politik është shumë pranë.
18:32 10 h më parë04.05.2026.
Autori
Teksa kërkoi masa më të forta në kodin penal ndaj këtyre “vrasësve” në timon, Balla kërkoi kontrolle më të shpeshta të policisë ndaj “të fortëve të lagjes”.
18:04 11 h më parë04.05.2026.
Autori
Pak orë pasi përmes një postimi në Facebook e kishte cilësuar ngjarjen si jo aksidentale, por vrasje, Braçe kërkoi në Parlament ndryshime ligjore në Kodin Penal, në mënyrë që drejtues automjetesh që shkaktojnë aksidente të tilla fatale të marrin dënime më të ashpra.
17:51 11 h më parë04.05.2026.
Autori
Kreu i PD, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit akuzoi mazhorancën se po vijon të grabisë paratë e shqiptarëve.
17:35 11 h më parë04.05.2026.
Autori
Kreu i grupit të PS, Balla deklaroi se Shqipëria ka ecur me ritme të shpejta në procesin e integrimit evropian, duke lënë pas dhe Serbinë.
17:21 12 h më parë04.05.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka ndaluar administratorin e lokalit që vendoste baste në mënyrë të paligjshme.
16:28 12 h më parë04.05.2026.
Autori
Komente (0)