Kapet i kërkuari në Fier, i dënuar me 2 vjet e 8 muaj për kultivim kanabisi
Një shtetas i dënuar me burg për kultivim narkotikësh është arrestuar së fundmi nga policia e Fierit.
10:38 1 ditë më parë03.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për ndërtimin e një skeme të organizuar korrupsioni nëpërmjet institucioneve shtetërore, duke e cilësuar AKSHI-n si “kopshtin privat” të familjes së tij, deklarata vjen menjëherë pas masave të sigurisë të lëshuara nga SPAK.
Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin se ka ndërtuar, sipas tij, “një bandë hajdutësh” në krye të institucioneve shtetërore, ku AKSHI mbetet struktura më problematike. Ai përmendi me emra disa persona, mes tyre Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, duke thënë se këta kanë qenë pjesë e një skeme të organizuar për manipulimin e tenderëve publikë dhe përfitimin e qindra milionë eurove. Kjo deklaratë e Berishës vjen pasi SPAK lëshoi masa sigurie këtë të hënë për 8 persona, mes tyre edhe ata të përmendur nga kreu i PD.
Sipas Berishës, dosjet për këto afera janë depozituar prej kohësh nga Partia Demokratike, por rrezikojnë të mbeten “dosje kallëp” nëse nuk shkohet, siç u shpreh ai, deri te përgjegjësia e familjes së kryeministrit. Ai deklaroi se në historinë e shtetit shqiptar nuk ka pasur kurrë raste kur, sipas tij, “250 tenderë janë zhvilluar vetëm për të fituar familja e kryeministrit”.
“Duhet të jenë shqiptarët që t’i çelin rrugën atij hetimi duke larguar Ramën. Ato dhjetëra qindra milionë euro të prokurimeve sekrete, vetëm për tenderin e mirëmbajtjes të programit të thesarit të shtetit, u shpenzuan dhjetëra milionë. Ahmetaj ka deklaruar se ky hajdut ka praktikuar çmime të dhjetëfishta, Ahmetaj ka një mëritë sepse u tha shqiptarëve, “kopshti privat i familjes Rama është AKSHI. Ai kishte krahasuar çmimet reale të produkteve të fushë kompjuterike që sillte për shkolla që kishte deklaruar në dogana me çmime që ekzistonin në dyqane me pakicë dhe ato kishin diferencë si nata me ditën. Ato para shkonin në Surrel dhe nuk i kontrollonte kush”, tha Rama.
Kreu i PD-së shprehu skepticizëm të fortë ndaj një hetimi të plotë nga SPAK, duke thënë se Edi Rama “nuk do të lejojë kurrë hetimin e bashkëshortes së tij”, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të reagojnë masivisht përballë kësaj situate. Berisha solli në vëmendje edhe deklarime të ish-zyrtarëve, duke pretenduar se çmimet e prokurimeve në fushën e teknologjisë ishin shumëfish më të larta se ato reale dhe se diferencat përfundonin jashtë kontrollit shtetëror.
Në vijim, ai pretendoi se disa nga personat kryesorë të përfshirë ndodhen jashtë vendit dhe janë larguar të paralajmëruar për masat e sigurisë. Berisha hodhi dyshime edhe mbi mungesën e kontrolleve në banesën e kryeministrit në Surrel, duke e konsideruar këtë si provë të standardeve të dyfishta në drejtësi.
Sali Berisha iu bëri thirrje të rinjve që të bashkohen në protestën e 8 majit edhe për të shprehur indinjatën e tyre për ngjarjet e fundit të rënda dhe për kushtet e vështira ku ata jetojnë.
19:57 4 h më parë04.05.2026.
Autori
Klevis Balliu ka ndarë në Kuvend detaje nga vizita në ambientet e paraburgimit të 313 ku mbahet ish-presidenti Ilir Meta.
19:14 5 h më parë04.05.2026.
Autori
Sipas vendimit të gjykatës, Sokoli ishte pjesë e platformës kibernetike ilegale “RYDOX”, një treg online ku shiteshin të dhëna sensitive të individëve dhe bizneseve, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
19:00 5 h më parë04.05.2026.
Autori
Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se po përgatitet për ekzil, pasi e ka parë që fundi i tij politik është shumë pranë.
18:32 6 h më parë04.05.2026.
Autori
Teksa kërkoi masa më të forta në kodin penal ndaj këtyre “vrasësve” në timon, Balla kërkoi kontrolle më të shpeshta të policisë ndaj “të fortëve të lagjes”.
18:04 6 h më parë04.05.2026.
Autori
Pak orë pasi përmes një postimi në Facebook e kishte cilësuar ngjarjen si jo aksidentale, por vrasje, Braçe kërkoi në Parlament ndryshime ligjore në Kodin Penal, në mënyrë që drejtues automjetesh që shkaktojnë aksidente të tilla fatale të marrin dënime më të ashpra.
17:51 7 h më parë04.05.2026.
Autori
Kreu i PD, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit akuzoi mazhorancën se po vijon të grabisë paratë e shqiptarëve.
17:35 7 h më parë04.05.2026.
Autori
Kreu i grupit të PS, Balla deklaroi se Shqipëria ka ecur me ritme të shpejta në procesin e integrimit evropian, duke lënë pas dhe Serbinë.
17:21 7 h më parë04.05.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka ndaluar administratorin e lokalit që vendoste baste në mënyrë të paligjshme.
16:28 8 h më parë04.05.2026.
Autori
Komente (0)