FOTO DHE VIDEO/ Përplasjet në Kuvend, Balliu dhe Noka përjashtohen nga seanca
Përshkallëzimi i tensioneve, salla e parlamentit kthehet në arenë kaosi. Deputetët e opozitës bllokuan karriget e ministrave dhe penguan zhvillimin normal të punimeve.
Mes tensioneve të forta, seanca plenare e Kuvendit u shoqërua me përplasje ndërmjet deputetëve të opozitës dhe Gardës së Republikës, duke e kthyer sallën parlamentare në arenë kaosi.
Si pasojë e ngjarjeve, deputetët e Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe Flamur Noka, u përjashtuan nga seanca pas përshkallëzimit të tensioneve. Megjithatë, ata refuzuan të largoheshin dhe qëndruan në sallë.
Foto: LSA
Deputetë të opozitës bllokuan karriget e ministrave dhe penguan zhvillimin normal të punimeve. Deputeti Belind Këlliçi ndezi një tymse, për të penguar zhvillimin normal të seancës, pasi Peleshi miratoi propozimin e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla për votim pa debate.
Foto: LSA
Deputetët demokratë ngritën këmbëngulën te kërkesa për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, ndërsa pavarësisht thirrjeve për qetësi dhe rikthim në normalitet, opozita vijoi protestën dhe refuzoi të tërhiqej nga qëndrimi i saj.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare për krimin e rëndë në Sarandë, ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili. Një nga të dyshuarit është vetëdorëzuar pasi ka mbetur i plagosur, teksa 5 të tjerë dhe autori kryesore janë ende në kërkim.
Çaktivizimi i dy cisternave këtë të premte vjen pasi SHBA-të kryen sulme ndaj disa objektivave iraniane, në atë që Komanda Qendrore e quajti një përgjigje ndaj sulmeve të Iranit ndaj anijeve luftarake amerikane në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas planit të ri, pamjet e siguruara nga këto sisteme do të përdoren jo vetëm nga Policia Rrugore për ndëshkimin e shkelësve, por edhe nga struktura të tjera të policisë për parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Gjykata vlerësoi se sulmi me thikë ishte i befasishëm dhe i pajustifikuar, ndërsa theksoi se i riu kishte tentuar të shmangte konfliktin dhe të kërkonte falje.
Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë kryer nga forcat operacionale të Policisë së Burgjeve dhe kanë pasur si objektiv evidentimin e sendeve të ndaluara brenda qelive dhe ambienteve të paraburgimit.
Vendimi është marrë nga gjyqtari Florjan Kalaja, i cili pranoi kërkesën për lirimin e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës pas shqyrtimit të çështjes në seancë.
Komente (0)