Rama merr në mbrojtje dhe Karçanajn e AKSHI-t: Akuza të hatashme nga SPAK

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar të hatashme akuzat e SPAK ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Kreu i qeverisë vlerësoi arritjet e AKSHI-t për transformimin digjital të vendit.

28.12.2025. 09:51

Rama merr në mbrojtje dhe Karçanajn e AKSHI-t: Akuza të hatashme nga SPAK

Kryeministri Edi Rama duket se ka marrë në mbrojtje edhe ish-drejtoreshën e AKSH-it Mirlinda Karçanaj e cila akuzohet për tre vepra penale nga ana e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion.

Në podcastin e fundjavës, Rama u shpreh se akuzat e SPAK janë të hatashme, teksa duhet pritur drejtësia të flasë.

“Sot AKSHI përballet me një hetim nga SPAK për përdorimin e fondeve dhe Linda Karcanaj gjendet në një masë sigurie në një akuzë të hatashme, që duhet të pritet me durim nga drejtësia dhe jo nga tenxheret e çorbës deri sa të dalë e vërteta. Falë saj dhe AKSHI-t Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh për qeverisjen digjitale. Këtë vit kemi kaluar në vitin e 14 mes gjithë atyre vendeve, duke lënë pas, falë punës për të vënë teknologjinë në shërbim të publikut. E gjithë zhurma nuk e zhbën dot rezultatin fantastik të Shqipërisë në këtë fushë”, tha kryeministri Rama.

Mirlinda Karçanaj akuzohet shkelje të barazisë në tenderë, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)