Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 24 min më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka mbrojtur Policinë e Shtetit për ngjarjet e shënuara në protestën e fundit të opozitës. Sipas saj, efektivët nuk ushtruan dhunë dhe vepruan sipas ligjit.
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar në Kuvend lidhur me protestën e fundit të opozitës dhe ngjarjet e shënuara gjatë saj, përfshirë shoqërimin në komisariat të një 14-vjeçari.
Duke iu referuar protestës së së shtunës, ministrja deklaroi se Policia e Shtetit e kreu detyrën në përputhje të plotë me ligjin dhe standardet profesionale. Sipas saj, nuk ka pasur dhunë nga ana e policisë ndaj protestuesve, ndërsa efektivët janë përballur me sulme të dhunshme, përfshirë përdorimin e molotovëve, mjeteve piroteknike dhe sendeve të forta, çka solli plagosjen e 11 punonjësve të policisë.
Në lidhje me rastin e të miturit, ministrja sqaroi se 14-vjeçari është konstatuar duke hedhur gurë dhe sende të forta drejt forcave të rendit. Për arsye sigurie, si për efektivët ashtu edhe për vetë të miturin, ai është shoqëruar për verifikim.
Sipas Koçiut, i mituri nuk është trajtuar në asnjë moment në mënyrë të paligjshme apo çnjerëzore dhe ka qëndruar në ambiente të përshtatshme, në përputhje me standardet për mbrojtjen e fëmijëve.
“Policia ka vepruar sipas rregullave, ka bërë thirrje të vazhdueshme për ruajtjen e qetësisë, kur këto u shpërfillën, u ndërmorrën masa për shpërndarjen e turmës sipas rregullores. Akuzat janë të pavërteta dhe të pabazuara. Çdo veprim është kryer sipas ligjit. E drejta për protestë është kushtetuese, por dhuna nuk është një e drejtë.
Dua të ndalem te rasti i diskutuar për të përdorur opinionin publik dhe manipulimin politik. Rasti i shoqërimit të një të mituri, gjatë veprimeve të policisë së shtetit, u konstatua i mituri duke gjuajtur me gurë dhe sende të forta drejt policëve. Për të mbrojtur jetën e policëve dhe vetë të miturit, ai u mor për verifikim. Bëhej fjalë për një 14-vjeçar, në asnjë moment nuk është trajtuar në mënyrë të paligjshme apo çnjerëzore. Ka qëndruar në një ambient të përshtatshëm në përputhje me standardet për mbrojtjen e të miturve. Askush nuk është mbi ligjin, askush nuk duhet të përdorë fëmijët për të justifikuar dhunën”-u shpreh Koçiu.
Qëllimi i udhëtimit është forcimi i bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi disa prioritete të përbashkëta strategjike.
13:21 9 min më parë28.01.2026.
Autori
Mazhoranca socialiste kërkoi spostimin për një datë të pacaktuar, SPAK ka kërkuar arrestimin e zv.kryeministres.
13:10 20 min më parë28.01.2026.
Autori
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 24 min më parë28.01.2026.
Autori
Sistemi gjyqësor po përballet me gjithnjë e më shumë çështje familjare, duke e kthyer krizën e martesës në një sfidë të rëndësishme sociale dhe institucionale.
12:17 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Dosja e trafikut ndërkombëtar të drogës, që prej vitesh ka qenë në qendër të vëmendjes së drejtësisë shqiptare, ka marrë këtë javë një vendim përfundimtar.
11:11 2 h më parë28.01.2026.
Autori
Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se këtë të mërkurë rikthehen reshjet, e në qarqet Vlorë, Shkodër e Gjirokatër për shkak të shtrëngatave dhe intensitetit të lartë të reshjeve.
07:35 5 h më parë28.01.2026.
AutoriNjë 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri pas një konflikti me dy kushërinj. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 në lagjen Kodër Shijak.
07:02 6 h më parë28.01.2026.
Autori
BE ka ndarë 171 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës dhe sektorit privat në Ballkanin Perëndimor, por Kosova përjashtohet për momentin për shkak të mungesës së ratifikimit të Marrëveshjes së Kredisë dhe Fondeve.
19:23 18 h më parë27.01.2026.
Autori
Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi mazhorancën se ka marrë në mbrojtje Belinda Ballukun, e cila akuzohet nga Struktura e Posaçme për abuzim me fondet e shqiptarëve.
19:07 18 h më parë27.01.2026.
Autori
Komente (0)