“Narkoregjimi u drodh”, Ilir Meta përshëndet protestën: Populli është zgjuar

Ilir Meta përshëndeti protestën e radhës së opozitës e cila sipas tij tronditi themelet e narkoregjimit.

10.02.2026. 21:28

“Narkoregjimi u drodh”, Ilir Meta përshëndet protestën: Populli është zgjuar

Ish-presidenti Ilir Meta ka reagua për protestën që opozita mbajti të martën përpara kryeministrisë dhe parlamentit, ku nuk munguan dhe momentet e tensionit, dhunës dhe  bombat molotov.

Meta u shpreh se populli shqiptar tashmë është zgjuar dhe regjimi u trondit nga revolta e tyre.

“Mirënjohje dhe falënderim për mijëra shqiptarë patriotë, që me guxim dhe dinjitet i dhanë fuqi revoltës së tyre dhe drodhën sot Narkoregjimin e kalbur.

Zëri i tyre është zëri i shpresës, i lirisë dhe i një Shqipërie që nuk dorëzohet. Populli është zgjuar, i vendosur dhe i gatshëm të mbrojë me çdo çmim demokracinë, lirinë, shtetin e së drejtës dhe të ardhmen e vendit.

Narkopolicia kriminale që edhe sonte u soll si kafshë me protestuesit dhe gazetarët, jo vetëm nuk e shpëton dot Kryetarin e Organizatës Mafioze, por do të përgjigjet deri në një përpara ligjit dhe popullit. Fitorja u përket vetëm guximtarëve”, shkruan Meta.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)