Pas 8 orësh bllokim, hapet rruga Librazhd- Qafë Thanë
Pas tetë orësh bllokim është hapur një korsi e rrugës Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
19:55 1 ditë më parë01.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Beogradi dhe Pekini po thellojnë partneritetin strategjik përmes teknologjive hapësinore, me fokus në bujqësinë precize, sigurinë ushqimore dhe inovacionin digjital.
Ministri i Bujqësisë i Serbisë, Dragan Glamoqiç, deklaroi të mërkurën në Beograd se Kina dhe Serbia po e thellojnë partneritetin strategjik përmes bashkëpunimit në fushën e teknologjive ajrore dhe hapësinore.
“Ato janë bërë themel i industrisë moderne dhe i transformimit digjital dhe hapin hapësirë për zgjidhje që kanë rëndësi afatgjatë shoqërore dhe ekonomike”, tha Glamoqiç gjatë seminarit të parë kinezo-serb kushtuar teknologjive hapësinore.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Bujqësisë, zbatimi i këtyre teknologjive në industri dhe bujqësi mund të përmirësojë sigurinë ushqimore, të kontribuojë në përdorimin racional të burimeve dhe në rritjen e qëndrueshmërisë së sektorit bujqësor. Në këtë takim në Beograd u mbajt edhe ceremonia e hapjes së Qendrës së Përbashkët të Inovacionit për teknologjitë ajrore dhe hapësinore kinezo-serbe.
“Vëzhgimi satelitor, bujqësia precize, sistemet e avancuara për parashikimin e rreziqeve klimatike dhe platformat digjitale për mbështetjen e prodhuesve do ta avancojnë prodhimin bujqësor vendor”, tha Glamoqiç. Ai shtoi se Serbia disponon kuadro cilësore profesionale, institucione kërkimore dhe bazë të zhvilluar bujqësore, ndërsa Kina ka zgjidhje teknologjike të avancuara dhe përvojë në zbatim.
Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga viti 2012, por që nga ardhja në pushtet e Partisë Progresive Serbe dhe Aleksandar Vuçiçit ka zhvilluar bashkëpunim të ngushtë me Kinën, për çka Brukseli e ka paralajmëruar disa herë për harmonizimin e politikës së jashtme me atë evropiane.
Dy vendet kanë marrëveshje për bashkëpunim strategjik dhe tregti të lirë, ndërsa gjatë vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Beograd në maj 2024 u nënshkruan 28 marrëveshje dypalëshe, përfshirë marrëveshjen për ekstradim dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e mediave.
Kina është investitorja e dytë më e madhe në ekonominë e Serbisë, pas BE-së, me 698 milionë euro investime në vitin 2024, ndërsa shkëmbimi tregtar në dhjetë muajt e parë të këtij viti arriti në 5.7 miliardë euro, megjithëse eksporti serb në Kinë mbetet disa herë më i ulët.
Bashkëpunimi mes dy vendeve është i theksuar edhe në fushën ushtarake, ku Ushtria e Serbisë përdor dronë dhe sisteme kineze të mbrojtjes kundërajrore, duke e bërë Serbinë vendin e parë evropian që ka blerë sistemet FK-3 dhe HQ-17.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vizituar disa herë Pekinin gjatë dekadës së fundit dhe së fundmi ka njoftuar se po përgatitet një vizitë e re zyrtare. “Kam qenë shumë herë atje, por ato ishin vizita pune. Kjo do të jetë një vizitë zyrtare”, tha Vuçiç.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç teksa pa nga afër prezantimin e robotëve humanoidë në Qendrën Kulturore Kineze në Beograd tha se vendi i tij mund të jetë i pari në Europë që do të fillojë prodhimin e robotëve të ngjashëm, duke nisur nga ky vit, me ndihmën e kompanive kineze.
15:13 7 h më parë02.02.2026.
Autori
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas raportimeve mediatike që lidhën emrin e saj me dosjen “Epstein”, duke i cilësuar ato si tërësisht të pavërteta.
14:51 8 h më parë02.02.2026.
AutoriNëntë viktima dhe 26 të plagosur është bilanci i një aksidenti pranë Antalias, në Turqinë Jugore.
14:30 1 ditë më parë01.02.2026.
Autori
Policia greke ka ushtruar kontroll në burgun e Koridhalos pas vrasjes së shqiptarit Jani Aliaj, ku u gjetën sende të paligjshme.
21:35 2 ditë më parë31.01.2026.
Autori
Lumir Abdixhiku do të jetë sërish në krye të LDK pasi i mbijetoi votëbesimit të anëtarësisë.
20:37 2 ditë më parë31.01.2026.
Autori
Lëvizja Vetëvendosje siguroi 57 deputetë në parlament, pasi mori mbi 51 për qind të votave, Partia Demokratike do të ketë 22 vende.
12:42 2 ditë më parë31.01.2026.
Autori
Komisioni Zgjedhor në Kosovë pritet të shpallë ditën e nesërme rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
21:58 3 ditë më parë30.01.2026.
Autori
“Kosova synon të luajë një rol aktiv në promovimin e paqes në nivel global, duke u angazhuar kudo ku ka nevojë”. Kështu u shpreh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, teksa komentoi pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes.
13:40 3 ditë më parë30.01.2026.
Autori
Atmosfera në stadium u karakterizua nga flakadanë, këngë dhe momente heshtjeje, ndërsa familjarë, miq dhe mbështetës të klubit nderuan kujtimin e të rinjve.
10:14 3 ditë më parë30.01.2026.
Autori
Komente (0)