Vrasja 4 ditë para zgjedhjeve në Elbasan, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Arbër Paplekaj, i dënuar me 7 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, është liruar nga burgu.

18.12.2025. 14:46

Vrasja 4 ditë para zgjedhjeve në Elbasan, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Arbër Paplekaj, i dënuar me 7 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, është liruar nga burgu.

Sipas vendimit të Gjykatës së Durrësit, Paplekaj është liruar me kusht, kur i kishin mbetur edhe 6 muaj e një ditë për të shlyer nga dënimi.

“Pranimin e kërkesës së kërkuesit A.P. Lirimin me kusht të kërkuesit (të dënuarit) A.P, për pjesën e mbetur të pavuajtur prej 6 (gjashtë) muaj e 1 (një) ditë burgim. Në bazë të neneve 61 dhe 64 të Kodit Penal detyrohet kërkuesi A. P.të mbajë kontakt me Shërbimin e Provës Durrës gjatë periudhës prej 6 (gjashtë) muaj e 1 (një) ditë dhe të mos kryejë vepër tjetër penale gjatë periudhës së provës së mësipërme. Bazuar në nenin 60 pika 9 të Kodit Penal detyrohet kërkuesi A. P. të mos shoqërohet me persona të dënuar gjatë periudhës së provës. Urdhërohet lirimi A. P. nga Dhomat e burgimit të I.E.V.P Durrës nëse nuk mbahet i arrestuar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale”, thuhet në vendim.

Ish-efektivi i RENEA-s, i cili bënte pjesë në grupin e ngritur nga Partia Demokratike për mbrojtjen e votës, fillimisht u dënua nga Gjykata e Elbasanit me 22 vite burg për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese.

Por Gjykata e Apelit e uli dënimin në 7 vite burg me një vendim të marrë më 1 korrik 2024. Apeli pranoi pretendimin e Paplekajt se e kishte kryer vrasjen për vetëmbrojtje, duke e dënuar ish-efektivin për akuzën “Vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)