Gjykata ka vendosur arrest me burg për Gerti Bushatin, autorin e vendosjes së tritolit në Shkodër ku humbi jetën Hysni Ymeri.
Ai ka deklaruar para togave të zeza se nuk e dinte se do të vdiste dikush nga vendosja e eksplozivit në panelin e matësve elektrike.
Në deklaratën e tij në polici autori i dyshuar Bushati ka thënë se tre shtetasit e tjerë të arrestuar Edison Hasaj, Gjergj Zefi dhe Ergys Ibrahimi janë personat që e kanë kontaktuar për të vendosur sasinë e tritolit.
Ndërkohë gjykata dha “Arrest me burg” edhe për Gjergj Zefi, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj, të dyshuar si pjesëmarrës në vrasjen e Hysni Ymerit me tritol. Këta tre shtetas nuk e kanë pranuar në polici ngjarjen ndërsa në gjykatë nuk kanë folur duke u përfaqësuar nga avokatët. Ata janë shprehur se nuk kanë asnjë lidhje me tritolin dhe kanë mohuar se mund të jenë ata porositësit e Gert Bushatit.
Tre të tjerët nuk kanë pranuar autorësi të ngjarjes dhe arsyeja e vrasjes së Ymerit mbetet e paqartë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 janar, teksa hetimet vijojnë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)