Policia e Fierit ka nisur procedim penal ndaj një të mituri, pasi ka goditur me grushte bashkëmoshtarin e tij.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi ka goditur me grushte një bashkëmoshatar, për motive të dobëta", thotë policia e Fierit pa dhënë detaje mbi ngjarjen.
Ndërkaq, po nga blutë e Fierit është arrestuar në Divjakë një 43-vjeçar i akuzuar për dhunë ndaj fëmijëve të tij të mitur.
Ndërsa në fshatin Grecalli është shpallur në kërkim një 39-vjeçar pasi i ka pushtuar tokën dhe i ka dëmtuar një banesë të vjetër kushërirës së tij.
"Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi F. K., 39 vjeç, banues në fshatin Grecalli, pasi i ka pushtuar një sipërfaqe toke dhe i ka dëmtuar një banesë të vjetër, kushërirës së tij, shtetases A. V., 53 vjeçe", thotë policia e Fierit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)