Vrau Gentian Bejtjan, gjykata e dënon me 24 vite burg Ilir Beqarajn

Gjykata ka dënuar me 24 vite burg autorin e vrasjes së Gentjan Bejtja.

04.02.2026. 12:03

Vrau Gentian Bejtjan, gjykata e dënon me 24 vite burg Ilir Beqarajn

Gjykata ka dënuar me 24 vite burg autorin e vrasjes së Gentjan Bejtja.

Ilir Beqaraj u arrestua me 20 mars 2024, bashke me Edison Haxhiun si autorë të dyshuar në vrasjen e ish policit të Burgjeve në Fushë Krujë. 

Më 15 mars të dy viteve më parë,  Gentian Bejtja u ekzekutua me breshëri plumbash në oborrin e banesës në Fushë Krujë. Ai u kthye në shtëpi, pas 8 muajsh në kërkim policor, por gjeti vdekjen. Mjeti që u përdor nga autorët u gjet i djegur bashkë me 4 kallashnikovë. Bejtja u kishte shpëtuar më parë 3 atentateve. Mbi Beqarajn rëndon akuza e vrasjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)