Policia e Tiranës ka arrestuar një të mitur, vetëm 14 vjeç, i cili në dy vite në kryeqytet ka kryer 150 vjedhje, katër vetëm në këto ditët e fundit.
Ndërkohë policia gjithashtu ka identifikuar dhe dy shtetas që e shtynin të miturin drejt vjedhjes.
"Sekuestrohen 2 motomjete dhe pjesë motomjetesh, të gjetura në një garazh në pronësi të njërit prej të arrestuarve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiva parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të kryera, finalizuan operacionin policor të koduar “Popular”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit A. D., 48 vjeç dhe A. H., 41 vjeç, si dhe një 14-vjeçar që dyshohet se ka kryer 4 vjedhje, gjatë muajit shkurt, 2026. Nga hetimet dyshohet se 2 shtetasit kanë shtyrë të miturin, për të vjedhur 1 motomjet, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, të cilin e ka përvetësuar 41-vjeçari. Gjatë kontrollit në një garazh në pronësi të shtetasit A. H, janë gjetur e sekuestruar 2 motomjete dhe pjesë motomjetesh. I mituri dyshohet se gjatë 2 viteve të fundit, ka kryer rreth 150 vjedhje. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", thotë policia e Tiranës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)