“Na shau nga nëna”, zbardhet dëshmia e gruas së autorit të vrasjes së Egli Pashollarit

Laureta Buçpapaj ka dhënë dëshminë e saj për ngjarjen e rëndë të disa ditëve më parë, ku bashkëshorti i saj ende në arrati, vrau të riun Egli Pashollari.

24.02.2026. 17:13

“Na shau nga nëna”, zbardhet dëshmia e gruas së autorit të vrasjes së Egli Pashollarit

Dëshmia e plotë e Laureta Buçpapaj në polici ka hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë, pas së cilës bashkëshorti i saj, Gazment Buçpapaj, u shpall në kërkim si i dyshuar për vrasjen e të riut Egli Pashollari.

Ajo ka treguar se më 20 shkurt, rreth orës 15:05, pasi mbaroi punën, u largua me një automjet tip “Audi” që drejtohej nga i shoqi.

Sipas saj, gjatë lëvizjes në rrugët “Ylbere Bylykbashi” dhe “Kongresi i Lushnjës” u krijua një situatë trafiku me një makinë, drejtuesi i së cilës u kishte bllokuar rrugën.

Pas sinjalizimeve me bori, ajo pretendon se u ofenduan verbalisht nga drejtuesi i mjetit, por vijuan lëvizjen. Më pas, e njëjta makinë lëvizte ngadalë para tyre dhe, pasi ndaloi, prej saj zbritën tre persona. Shoferi, rreth 30 vjeç, iu afrua automjetit të tyre.

“Nga ky mjet ka dalë shoferi një djalë rreth 30 vjeç, me trup të dobët me bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë të zezë, i cili i shoqëruar nga dy persona që gjendeshin me të dhe ishte afruar drejt mjetit”, shprehet Laureta.

Në atë moment zbriti edhe Gazment Buçpapaj dhe mes tyre nisi një përplasje fizike me grushte. Laureta deklaron se ndërhyri duke shtyrë personat e përfshirë.

Ajo pa më pas shoferin të gjakosur dhe u largua me bashkëshortin. Sipas kamerave të sigurisë, ata braktisën makinën rreth 50 metra më tej, u larguan në këmbë, morën një taksi dhe shkuan në banesë.

Ajo shton se bashkëshorti ndërroi rrobat dhe u largua pa telefon. Nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij dhe dyshon se ai mund ta ketë goditur viktimën me një thikë që e mbante në makinë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)