Kapet i kërkuari në Fier, i dënuar me 2 vjet e 8 muaj për kultivim kanabisi
Një shtetas i dënuar me burg për kultivim narkotikësh është arrestuar së fundmi nga policia e Fierit.
10:38 1 ditë më parë03.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Sipas deputetit demokrat, SPAK ka zbuluar një skemë të rëndë korrupsioni të lidhur me AKSHI-n, institucion që sipas tij është kthyer në një strukturë të kontrolluar nga kryeministri dhe rrethi i tij.
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për sekuestrimin e pasurive të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Në një postim në “Facebook”, Këlliçi rikujtoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili më herët ishte shprehur publikisht se Karçanaj “nuk ka shtëpi dhe as makinë”.
Sipas deputetit demokrat, zhvillimet e fundit hedhin poshtë atë që Rama ka deklaruar dhe e vendosin kryeministrin përballë përgjegjësisë politike. “Edi Rama doli garant për ndershmërinë e saj, tha se nuk ka makinë e shtëpi. Sot duhet të mbajë përgjegjësi”, shkruante Këlliçi, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
Ai thekson se SPAK ka zbuluar një skemë të rëndë korrupsioni të lidhur me AKSHI-n, institucion që sipas tij është kthyer në një strukturë të kontrolluar nga Rama dhe rrethi i tij. “40 milionë euro në total, përfshirë dhe Agasin, Beqirin e Hoxhën për aktivitetin e tyre kriminal që lidhet me AKSH-in, cilësuar si kopshti personal i Ramës dhe familjes së tij”, deklaroi Këlliçi.
Deputeti i PD shton gjithashtu se, sipas SPAK, ryshfetet dyshohet se jepeshin në euro, në prerje nga 100 deri në 500 euro, dhe transportoheshin të futura në kuti vere. “Sigurisht, edhe sot kur është vërtetuar gënjeshtra e tij, Edi Rama nuk do të mbajë përgjegjësi. Ai me siguri do jetë duke u marrë me një aferë tjetër. Por mbrojtësi më i madh i korrupsionit në historinë tonë, herë me votë në Kuvend e herë me deklarata e kërcënime publike, nuk do ta ketë të gjatë”, e përfundoi qëndrimin e tij Këlliçi.
Sali Berisha iu bëri thirrje të rinjve që të bashkohen në protestën e 8 majit edhe për të shprehur indinjatën e tyre për ngjarjet e fundit të rënda dhe për kushtet e vështira ku ata jetojnë.
19:57 8 h më parë04.05.2026.
Autori
Klevis Balliu ka ndarë në Kuvend detaje nga vizita në ambientet e paraburgimit të 313 ku mbahet ish-presidenti Ilir Meta.
19:14 9 h më parë04.05.2026.
Autori
Sipas vendimit të gjykatës, Sokoli ishte pjesë e platformës kibernetike ilegale “RYDOX”, një treg online ku shiteshin të dhëna sensitive të individëve dhe bizneseve, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
19:00 9 h më parë04.05.2026.
Autori
Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se po përgatitet për ekzil, pasi e ka parë që fundi i tij politik është shumë pranë.
18:32 9 h më parë04.05.2026.
Autori
Teksa kërkoi masa më të forta në kodin penal ndaj këtyre “vrasësve” në timon, Balla kërkoi kontrolle më të shpeshta të policisë ndaj “të fortëve të lagjes”.
18:04 10 h më parë04.05.2026.
Autori
Pak orë pasi përmes një postimi në Facebook e kishte cilësuar ngjarjen si jo aksidentale, por vrasje, Braçe kërkoi në Parlament ndryshime ligjore në Kodin Penal, në mënyrë që drejtues automjetesh që shkaktojnë aksidente të tilla fatale të marrin dënime më të ashpra.
17:51 10 h më parë04.05.2026.
Autori
Kreu i PD, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit akuzoi mazhorancën se po vijon të grabisë paratë e shqiptarëve.
17:35 10 h më parë04.05.2026.
Autori
Kreu i grupit të PS, Balla deklaroi se Shqipëria ka ecur me ritme të shpejta në procesin e integrimit evropian, duke lënë pas dhe Serbinë.
17:21 11 h më parë04.05.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka ndaluar administratorin e lokalit që vendoste baste në mënyrë të paligjshme.
16:28 12 h më parë04.05.2026.
Autori
Komente (0)