Protesta e opozitës, Këlliçi: O sot o kurrë, vendosim një precedent për të ardhmen

Belind Këlliçi ishte deputeti i parë që e mori fjalën në protestën kombëtare të opozitës këtë të hënë para Kryeministrisë.

22.12.2025. 18:40

Protesta e opozitës, Këlliçi: O sot o kurrë, vendosim një precedent për të ardhmen

Belind Këlliçi ishte deputeti i parë që e mori fjalën në protestën kombëtare të opozitës këtë të hënë para Kryeministrisë.

Ai u shpreh se sot do të vebndoset një precedent për të ardhmen e vendit .

“Këtu pas shpinës time, hyjnë e dalin nga kjo godinë për të zhdukur provat. Visi ka ruajtur mesazhet e Ballukut, Balluku ka ruajtur mesazhet e palloshit kurse Gysi i ka filmuar të gjithë. Ndizni dritat e telefonave ta shohin ku është populli opozitar, ku është PD. Ne sot nuk jemi mbledhur për një ritual politik por si misionarë dhe për të thënë të vërtetën. Ky pushtet ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen tani, jo kur të dojë ai.

Këtu pas shpinës time, hyjnë e dalin nga kjo godinë për të zhdukur provat. Visi ka ruajtur mesazhet e Ballukut, Balluku ka ruajtur mesazhet e palloshit kurse Gysi i ka filmuar të gjithë. Edi Rama nuk di më kë të mbrojë e kë të lëshojë. Mekanizmi përbindshëm ka rënë. Makineria e tyre u mbajt gjallë mbi frikën. Miliarda euro të zhdukura nga xhepat tanë. Kjo bandë detyroi të ikin 1.1 mln shqiptarë. O sot o kurrë, sot vendosim një precedent për të ardhmen”, tha Belind Këlliçi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)