Afera CEZ-DIA, Ilir Meta bën shqiponjën nga kafazi i GJKKO, ish-vjehrra motiv për shtyrjen e gjyqit
Zgjati rreth një orë seanca në themel për çështjen CEZ-DIA, ku të pandehur janë ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. Kreu i PL u shfaq për herë të parë në publik që pas arrestimit në tetor të 2024, duke bërë shqiponjën me duar nga kafazi i sigurisë.
Seanca e parë gjyqësore në themel për aferën CEZ-DIA, ku të pandehur janë ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi ka zgjatur rreth një orë.
Meta u shfaq këtë të hënë për herë të parë në publik, pas një viti e gjysmë pas hekurave, teksa nga kafazi i qelqtë i Gjykatës së Posaçme bëri me duar simbolin e shqiponjës dhe hodhi akuza për një proces të montuar ndaj tij. Imazhi i fundit i ish-presidentit ishte momenti i arrestimit të tij, që prej 21 tetorit 2024, dhe kjo është dalja e parë publike e tij prej kafazit prej xhami të gjykatës.
“Nuk jam unë në pozita të pabarabarta, por ata. Me shpifje dhe gënjeshtra, një proces i turpshëm kundër shtetit shqiptar. Nga sot deri në momentin e fundit, ju ftojë të ndiqni dhe transmetoni seancën", ka thënë Meta nga kafazi i sigurisë.
Brenda sallës së gjyqit kamerat e mediave u lejuan për të përcjellë drejtpërdrejt fazën e legjitimimit të palëve në proces, por kreu i Partisë së Lirisë ka kërkuar që seancat gjyqësore ndaj tij të transmetohen të plota për publikun dhe për këtë kërkesë të ish-presidentit, GJKKO pritet të marrë vendim specifikisht.
Në seancë ishte e pranishme edhe ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila hyri në sallë pa përshëndetur ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta. Kryemadhi qëndroi e ulur me shpinën kthyer nga Meta, duke reflektuar qartë tensionin mes ish-çiftit, të cilët u divorcuan pas arrestimit të ish-Presidentit.
“Në shqyrtimin paraprak është vendosur që të më vihet në dispozicion akt ekspertimi i telefonit tim, si edhe të gjitha përgjimet telefonike”, u shpreh Kryemadhi gjatë seancës gjyqësore, ndërsa prokurori i çështjes ju përgjigj duke thënë se janë bërë gati.
“I kemi bërë gati. Avokatit nuk mund t’ia japim, se janë të dhëna personale. Por në çdo moment mund të paraqitet e pandehura dhe mund t’i marrë”, tha prokurori.
Sakaq, togat e zeza morën vendim që seanca gjyqësore të shtyhet pasi avokatja e nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhit kërkoi ndërprerjen e saj me motivacionin se nuk ka në prokurë për të kërkuar gjykim të shkurtuar.
Fatime Kryemadhi mungoi në seancë, megjithëse gjykatësja Etleva Deda tha se rezulton të jetë njoftuar zyrtarisht nga autoritetet për datën dhe orën e përcaktuar.
“Fatime Kryemadhi nuk rezulton prezente në këtë seancë gjyqësore. Gjykata ka urdhëruar policinë gjyqësore pranë Komisariatit Nr. 1 për njoftimin e kësaj shtetase. Sipas shkresës së Komisariatit Nr. 1 thuhet se është njoftuar për t’u paraqitur në datën dhe orën e caktuar. Nuk i ka bërë të ditur gjykatës shkakun e mosparaqitjes”, u bë e ditur në sallë.
Seanca u shënua nga tensione të forta që në nisje pasi avokati i Metës, Kujtim Cakrani, ngriti zërin kundër vendosjes së ish-Presidentit në kabinën e qelqtë të sigurisë.
Cakrani kundërshtoi ashpër faktin që klienti i tij po qëndronte në izolim gjatë procesit, duke e cilësuar situatën si denigruese dhe pa bazë ligjore.
“Ky xhami dhe kabina këtu nuk ka bazë ligjore. Unë e di përgjigjen që do rrëzohet kërkesa, por për turpin tonë në 2026 mbahet në izolim. Vetëm ISIS i turpëronte njerëzit kështu më publik. Turp për drejtësinë e re. Presidenti i Republikës nuk përbën kërcënim për gjyqin. Ka një vendim në Francë, por ata i referohen terrorizmit. Ngrihuni në dinjitetin njerëzor, hiqeni nga kafazi, silleni pranë avokatit z. Meta. Gjëja minimale”, deklaroi avokati i Metës.
Pas kësaj kërkese, gjyqtarja Etleva Deda reagoi duke mbrojtur vendimin e gjykatës, ndërsa theksoi se kabina e sigurisë nuk cenon të drejtat procedurale të Ilir Metës.
“Ligji i garanton prezencën, të drejtën e fjalës, mbrojtjes, mundësinë për t’u konsultuar me mbrojtjen në kushte konfidenciale edhe nga kabina e qelqtë. Kabina përmbush të gjitha kushtet për sa më sipër. Metës i janë garantuar të gjitha të drejtat e parashikuara në ligj”, u shpreh Deda.
Sakaq bëhet me dije se seanca e radhës për çështjen CEZ-DIA do të mbahet më 11 maj, në orën 12:00.
Akuza për sulme të pushtetit ndaj PL-së dhe ndaj tij personalisht, duke e konsideruar këtë si një përpjekje për “ekstremizim politik” dhe për dobësimin e pluralizmit në vend.
Monika Kryemadhi tha sot se do të kërkojë si dëshmitarë në gjyqin ndaj saj kryeministrin Edi Rama, ish-ministrin e Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe deputetin socialist Eduard Shalsi, duke pretenduar se akuza e SPAK për korrupsion është e pabazuar dhe e manipuluar politikisht.
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani pas përfundimit të seancës së parë në themel për çështjen CEZ DIA ndaj klientit të tij e cilësoi të papranueshme që ish presidenti të rrijë pas kafazit prej xhami. Ai kërkoi që gjyqi ndaj tij të bëhet si ai i Fatos Nanos.
Momente ankthi për fansat gjatë një koncerti në Quito, këngëtarja e mirënjohur italiane, Laura Pausini u detyrua të ndërpresë përkohësisht performancën në skenë dhe të përdorë një maskë oksigjeni për shkak të lodhjes.
Një nismë për shitjen e banesave me çmimin simbolik prej 1 euro në veri të Italisë ka shkaktuar një interes të jashtëzakonshëm, duke sjellë një “bum” aplikimesh që ka tejkaluar çdo pritshmëri fillestare.
Hetimet për vrasjen e dyfishtë në Balldren të Lezhës po avancojnë, ndërsa policia ka arritur të sigurojë prova të reja që hedhin dritë mbi organizimin e atentatit ndaj bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.
Ekspertët e sigurisë kibernetike po paralajmërojnë qytetarët që të shmangin printimin e faturave në bankomat, pasi kjo praktikë mund të rrezikojë të dhënat personale dhe financiare.
Sipas tij, Teherani kërkon që ngushtica strategjike të hapet sa më shpejt, ndërsa përpiqet të stabilizojë situatën e brendshme politike dhe udhëheqjen e vendit.
Hetimi tregoi se viktimat në vende të ndryshme të Europës dhe botës, përfshirë Itali, Gjermani, Greqi, Spanjë, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar, janë joshur përmes reklamave të rreme për investime fitimprurëse në internet.
Nga Zagrebi, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare, duke e cilësuar situatën në vend si një pengesë madhore për integrimin në Bashkimin Europian.
Dosja “Revanshi” konsiderohet një nga hetimet më të rëndësishme të SPAK, pasi lidhet me aktivitetin e grupeve kriminale të strukturuara dhe komunikimet e zbuluara përmes platformës SKY ECC.
Komente (0)